"E mërkura Jazz" në TKOB/ Organizatorët: Ndërveprim mes energjisë së të rinjve shqiptarë me përvojën e muzikantëve italianë

"E mërkura Jazz" në TKOB/ Organizatorët: Ndërveprim mes energjisë së të rinjve shqiptarë me përvojën e muzikantëve italianë

"E mërkura Jazz" është festivali që vjen sonte në Teatrin e Operës dhe Baletit, për të gjithë adhuruesit e kësaj muzike.

Dy nga organizatorët e këtij eventi kulturor folën në edicionin e lajmeve në MCN TV mbi aktivitetin. Aniello Cerrato, President i Konservatorit “Gesualdo da Venosa” në Potenzia tha se do të ndërveprojnë energjia e muzikantëve të ri në Shqipëri, me përvojën e artistëve italianë.

Felice Cavaliere, Drejtori i Konservatorit “Gesualdo da Venosa” në Potenzia tha se në të ardhmen beson se do të performojnë në skenë edhe artistë shqiptarë. 

"Është hera e parë që vijmë në Shqipëri dhe ky aktivitet ka ardhur si rezultat i një bashkëpunimi me TKOB dhe drejtorin e këtij institucioni. Kemi ideuar një program të përbashkët i cili i dedikohet Jazz-it. Programi është ndarë në 9 pjesë dhe është një mënyrë për të treguar 9 forma të reja të Jazz-it publikut. Çdo mbrëmje do t’i ofrohet publikut një lloj i veçantë jazz-i. Sekreti mbetet rritja e shkëmbimeve mes muzikantëve shqiptarë dhe atyre italianë. Në këtë mënyrë do të bëjmë të ndërveprojnë energjinë e muzikantëve të rinjve në Shqipëri me përvojën e muzikantëve profesionistë në Itali”, tha Cerrato.

E kemi strukturuar këtë aktivitet me 9 koncerte, nga një për çdo javë, kuartete dhe kuintete me muzikë origjinale ose të transkriptuar. Aktualisht nuk ka artistë shqiptarë që do të perfomojnë në skenë, por në të ardhmen kemi ndërmend ta intensifikojmë këtë aktivitet dhe mendoj që do të ketë. Muzika jazz ka vendin e saj të veçantë në hapësirën e muzikës në tërësi dhe është e njohur në nivel akademik. Kemi një departament të një niveli të lartë të jazz-it në Potenza. Objektivi është të mbështesim në mënyrë të veçantë jazz-it në Shqipëri që ka nevojë për mbështetje dhe përvojë”, shtoi Cavaliere. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy