
Rreth 600 lloje bimësh rezultojnë të zhdukura gjatë 250 viteve të fundit, sipas një studimi të ri të Universitetit të Stokholmit dhe Kew Gardens.
Ritmi me të cilin bimët po zhduket është 500 herë më i shpejtë se përpara revolucionit industrial, thonë hulumtuesit.
Numri i bimëve të zhdukura është sa dyfishi i numrit të zogjve , gjitarëve dhe amfibëve të zhdukur marrë së bashku. Ndërkohë, kafshët po zhduken rreth 1000 herë më shpejt se ritmi natyror.
"Shumica e njerëzve mund të emërojnë një gjitar apo zog që është zhdukur në shekujt e fundit, por pak mund të emërojë një bimë të zhdukur", tha Dr. Aelys Humphreys, autor i studimit dhe asistent profesor në departamentin e ekologjisë, mjedisit dhe bimëve të Universitetit të Stokholmit.
"Është hera e parë që një studim pasqyron bimët e zhdukura, ku janë zhdukur dhe sa shpejt po ndodh. …Kështu sigurojmë një dritare të re për zhdukjen e bimëve në kohët moderne ".
Në Australi, në veri të Queensland botanistët i kanë vetes qëllim për të gjetur, regjistruar dhe mbrojtur sa më shumë lloje të bimëve që të jetë e mundur.
Një ekip rojtarësh dhe botanistësh kanë bashkuar forcat për të gjetur 70 lloje bimësh që ekzistojnë vetëm në majë dhe rreth Parkut Kombëtar të Malit Leëis. Gjatë pesë viteve të ardhshme, ata do të mbledhin ekzemplarë nga speciet e synuara për t’i rritur në koleksione të gjalla në kopshte botanike, duke ngritur gjithashtu edhe një bankë farash.



