
Ish ministri i Jashtëm Paskal Milo i ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV ka komëentuar deklaratën e bërë nga Donbald Trump Jy gjatë vizitës së tij në Beograd ku u shpreh se bombardimet e NATO-s në Serbi në vitin 1999 ishin një përpjekje për të larguar vëmendjen nga skandali seksual i Bill Clinton-it me Monica Lewinsky-n.
Lidhur me këtë Milo tha se në këtë rast është e qartë se ka një interes ekonomik biznesi mes kompanive të Tramp, por sipas tij nuk fshihet se vizita dhe deklarata e fundit provuan se kanë një begraund politik.
Formalisht një vizitë, qoftë dhe e treta e Donald Trump Jr në Beograd mund të quhet neutrale nga pikëpamja politike, por praktikisht përvoja ka dëshmuar në shumë raste që misione të tilla që mund të kenë etiketë profesionale, biznesi, në fakt në të vërtetë fshehin diçka tjetër dhe këtë politika e përdor si instrumente që nuk duan të afishohen hapur dhe publikisht për disa qëllime dhe përkohësisht ndërtojnë misione të tilla për të parapërgatitur terrenin.
Në këtë rast besoj se është e qartë se ka një interes ekonomik biznesi mes kompanive të Tramp, por nuk fshihet se vizita dhe deklarata e fundit provuan se kanë një begraund politik.
Kam qenë prezentë në momentin kur u morën me akuzat që ju bënë Bill Clinton për skandalin seksual dhe më kujtohet ka qenë 21 shtator ‘98 kur para jurisë së madhe dhe prokurorit ka dalë Bill Clintonn dhe ka dëshmuar.
Ka qenë një dëshmi dramatike për të që u ndoq nga e gjithë bota dhe po atë ditë ai ka dalë dhe ka folur para asamblesë së kombeve të bashkuara dhe ai ka mbajtur një fjalim të jashtëzakonshëm për momentin dhe kohën dhe më kujtohet fare mirë që e gjithë salla është ngritur në këmbë dhe e ka duartrokitur për një kohë të gjatë. Me këtë dua të them se qëndrimi i Trump Jr në Beograd nuk është i ri.



