Hekurudha Durrës-Prishtinë, Ramosaj: Synimi kryesor duhet të jetë integrimi në korridoret europiane  

Hekurudha Durrës-Prishtinë, Ramosaj: Synimi kryesor duhet të jetë integrimi në korridoret europiane  

Xhevdet Ramosaj, ish-drejtor i Hekurudhave të Kosovës, thotë se projekti për hekurudhën që lidh Shqipërinë me Kosovën pritet të ketë kosto të lartë dhe të kërkojë kohë për t’u ndërtuar, por integrimi i saj në korridoret europiane duhet të mbetet prioritet për të dy qeveritë. Në studion e lajmeve të MCN TV, përmes Skype-it, Ramosaj tha se  përmes granteve të BE-së për Ballkanin Perëndimor dhe kredive të buta mund të lehtësohet zbatimi i projektit, i cili akoma nuk ka hyrë në fazën e studimit të fizibilitetit.  

Duhej ndërtuar më herët. Është projekt me rëndësi ekonomike sepse do ta ndihmojë së pari Shqipërinë dhe më pas edhe Kosovën, por do të shërbejë edhe si ndërlidhje për Ballkanin Perëndimor.

Gjërat po shkojnë me radhë. Termat e referencës kanë përfunduar në prill të këtij viti. Do të shpallet tenderi për kompaninë që do të bëjë studimin e fizibilitetit. Ky i fundit do të përcaktojë gjurmën, kapacitetin transportues dhe afërsisht edhe koston e ndërtimit.

Ju e dini që hekurudhat e Shqipërisë janë të lidhura vetëm me Malin e Zi.  Nuk ia vlen të investohet në të. Lidhja direkt me Kosovën e mundëson lidhjen me portet detare. Do të jetë linjë ideale. Do të ketë kosto relativisht të madhe, do të marrë edhe kohë.

Janë paraparë disa opsione të ndërtimit të kësaj linje. Qëllimi i vetëm është niveli rajonal. Institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë duhet të bëjnë çmos ta fusin në korridoret europiane. Në këtë mënyrë mund të përfitojnë grante në kuadër të Ballkanit Perëndimor dhe kredi të buta nga institucione financiare ndërkombëtare.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy