
Ambasadori rus në SHBA, Antonov, në një intervistë për Newsweek, tha se Moska po bën gjithçka që është e mundur për të shmangur viktimat civile dhe dëmtimin e infrastrukturës. Ai tha gjithashtu se furnizimet e perëndimit me armë e municione do shkaktojnë më shumë gjakderdhje.
Furnizimet e perëndimorëve me armë dhe municione në Kiev do shkaktojnë gjakderdhje të mëtejshme, janë të rrezikshme e provokuese dhe mund të çojnë Shtetet e Bashkuara dhe Federatën Ruse në rrugën e konfrontimit të drejtpërdrejtë ushtarak.



