Kartoni jeshil, konkurrenca u lë dorë të lirë kompanive të sigurimit (VIDEO)

Kartoni jeshil, konkurrenca u lë dorë të lirë kompanive të sigurimit (VIDEO)

Në muajin janar, kompanitë e sigurimit bënë një kërkëse në bllok te autoriteti i Konkurrencës për administrimin e kartonit jeshil. Pasi shqyrtoi kërkesën, ky i fundit ka vendosur t’u lerë atyre dorë të lirë për të bërë administrimin e shitjes, me dy kushte themelore.

Edhe pse rregullorja i ndalon marrëveshjet mes kompanive, Autoriteti e ka trajtuar këtë rast si përjashtim, ndërsa dy kushtet që ka vendosur, shpallin se:  “Marrëveshja përjashtohet nga ndalimi vetëm me respektimin e kushteve dhe detyrimeve të mëposhtme: Afati i përjashtimit të marrëveshjes të jetë për një periudhë 2 (dy) vjeçare, nga marrja e këtij vendimi, secila prej ndërmarrjeve të sigurimit, pjesë e marrëveshjes, duhet të tregtojë produktin e kartonit jeshil nëpërmjet agjentëve të saj në përputhje me dispozitat e Ligjit Nr. 52/2014 “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit” dhe polica e sigurimit duhet të përmbajë logon e ndërmarrjes që e tregton dhe bar kodin përkatës, duke shmangur koordinimin e sjelljes lidhur me ndarjen e pjesëve të tregut dhe caktimit të çmimeve mes palëve njoftuese të marrëveshjes.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy