“Putin vuan nga tumori i pankreasit dhe do të operohet”/ Si do të veprojë Kremlini nëse nuk del me sukses

“Putin vuan nga tumori i pankreasit dhe do të operohet”/ Si do të veprojë Kremlini nëse nuk del me sukses

Sëmundja misterioze nga e cila prej kohësh flitet se vuan Vladimir Putinit thuhet se është kanceri i pankreasit dhe në ditët në vijim do t’i nënshtrohet një operacioni me urgjencë.

Një pretendim i tillë bëhet nga gazetari izraelit Mark Kotlyarsky, i cituar nga agjencia ukrainase e lajmeve UNIAN.

Operacioni, sipas burimeve të gazetarit, do të kryhet në Qendrën Kombëtare të Kërkimit të Kancerit “NN Blokhin” në Moskë, klinika më e mirë publike ruse e specializuar në trajtimin e sëmundjeve onkologjike.

Në një intervistë për kanalin “We Can Explain”, Kotlyarsky bëri të ditur se një nga bashkëbiseduesit e tij vjen nga rrethet mjekësore në Moskë, ndërsa një tjetër punon në administratën e Kremlinit. Sipas burimeve, një nga godinat e qendrës Blokhin po përgatitet dhe mbyllet për pacientët e tjerë, ndërsa Putini është në pritje të një ekzaminimi para operacionit.

Sipas informacioneve të siguruara nga Kotlyarsky, Presidenti rus vuan nga kanceri i pankreasit dhe jo nga kanceri i tiroides, siç është thënë më parë, një lloj tumori, i vështirë për t’u kuruar. Për gazetarin izraelit, Kremlini po punon për skenarin më të keq: nëse prognoza do të ishte e pafavorshme dhe operacioni nuk del me sukses.

Gazetari izraelit thotë se Rusia mund të drejtohej përkohësisht nga një organ kolektiv qeverisës, Këshilli i Shtetit, të cilit do ti transferoheshin detyrat e qeverisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy