Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka thënë se afatet për marrëveshjen Kosovë-Serbi nuk kanë kuptim dhe se Serbia është e gatshme të përmbushë gjithçka që nuk ka të bëjë me njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në OKB.
Kwto Vuçiç, i tha gjatë një intervistë sot për një televizion serb, ku ka folur për takimin në Bruksel më liderët evropiane dhe planin e ofruar nga pesë emisarët euro-amerikanë më 21 tetor.
Në këtë intervistë Vuçiç, ka thënë se nuk mund të pranojnë asgjë që lidhet me njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin saj në OKB.
Vuçiçi ka thënë se nuk ka kërkuar të pranohet asnjë letër anësore.
Nuk kam ofruar asnjë letër anësore, siç ka thënë Kurti. Kam thënë se jemi të gatshëm t’i kryejmë obligimet tona, pastaj kam vënë presje dhe kam shtuar se nuk mund të pranojmë asgjë që ka të bëjë me njohjen e Kosovës apo anëtarësimin në OKB.
E kam thënë në Ohër dhe në Chisinau, e kam thënë çdo herë.
Jemi të gatshëm të përmbushim gjithçka që lidhet me marrëveshjet e arritura për Kosovën, përveç njohjes ‘de facto’ dhe ‘de jure'.
Ai ka thënë se është konsultuar me juristë e profesorë dhe insiston çdo herë në këto dy çështje.
Kurti nuk dëshiron të flasë për AKS-në. E patë që në shumë vende ka akterë politikë që nuk duan ta shohin AKS-në, si rasti i Alicia Kearnsit.
Nga ana tjetër, autoritetet në Gjermani po kërkojnë zbatimin e tij, por e kam fjalën për disa qarqe tjera.
Vuçiçi tha se negociatat janë si “një rreth vicioz dhe se shqiptarët po shpikin dredhi pas dredhie”.
Vendi ynë nuk është në pozitë të lehtë, por njerëzit nuk kanë arsye për t’u shqetësuar. Kur flasim për Banjskën, shumë thonë se vdiq një person, por vdiqën katër. Ne jemi gati t’i përmbushim gjërat që nuk kanë të bëjnë me plotësimin e kushteve për Pavarësinë e Kosovës. Ne jemi të gatshëm të bëjmë tjerat dhe dikush duhet ta formojë AKS-në. Shqiptarët po mendojnë dredhi pas dredhie. Nuk po ja dalin, por kjo është në dëm të popullit tonë në Kosovë, që po vuajnë nga terrori i Kurtit.
Vuçiçi tha se në Bruksel në Samit ishte kërkuar të dënohej sulmi në Banjskë.
Ata kërkuan që të dënohet akti i dhunshëm i grupeve paraushtarake të cilat janë mbështetur nga autoritetet serbe.
Fqinjët tanë donin ta fusnin këtë, por nuk kaloi. Të gjithë e dinë se kush janë fqinjë.
Shqiptarët nuk janë, ata nuk janë anëtarë të Këshillit Evropian.
Ai ka treguar edhe si refuzoi të nënshkruante atë që i propozoi presidenti francez Macron.
Unë isha ulur përballë Macronit, Scholzit, Borrellit, Lajçakut. Macroni më jep letra dhe ai më thonë të nënshkruajë, dhe unë ulem vetëm dhe llogaris me kokë dhe në fund u them se kam Kushtetutën e Serbisë, të cilën e dua dhe e respektoj dhe nuk mund ta nënshkruaj”.
Kurti dhe Vuçiç zhvilluan takime të ndara me liderët e Bashkimit Evropian më 26 tetor, në margjinat e samitit të BE-së. Por takimet përfunduan pa asnjë rezultat.



