Bastet sportive Online/ Nunaj Kortoçi: Mbi 4000 adresa të paligjshme kanë funksionuar në Shqipëri

Bastet sportive Online/ Nunaj Kortoçi: Mbi 4000 adresa të paligjshme kanë funksionuar në Shqipëri

Ekspertja e Ekonomisë Teuta Nunaj Kortoçi duke folur në “Mcn Econmy” për bastet sportive online tha se parashikohet që përfitimet në buxhet do të jenë 30-40 milionë euro në vit. Nunaj bën me dije se janë mbi 4000 adresa të paligjshme që kanë funksionuar në të zezë në Shqipëri. 

Nga gushti i 2022-shit, kur qeveria e ka hedhur për konsultim publik, një nga avantazhet që qeveria deklaron është mbledhja e të ardhurave. Qeveria ka në konsideratë së pari legalizimin e gjithë fenomenit, e dyta të rrisë të ardhurat e saj në buxhet. Nuk pretendohet që të ligjëruarit do ta ulë nivelin e bastit. Kemi të bëjmë me një ves individual, që ushtrohet, formal ose jo formal. Në rastin konkret kemi që këto para të jenë më prezentë, më të monitoruara, dhe të zvogëlohet hapësira ose mundësia për pastrimin e parave përmes basteve online. Parashikueshmëria për vitet e ardhshme është diku te 30-40 milionë euro në vit. Legalizimi presupozon që të formalizojë tregun informal. Kompanitë që do lënë si depozitë një vlerë goxha të rëndësishme, do jenë të interesuara që individët që frekuentojnë bastin online, t’i kenë klientë të tyre.  Ata nuk do hyjnë në një treg nëse nuk do synojnë të realizojnë fitimet e tyre. Kompanitë që do investojnë bëjnë planifikimet e tyre përmes planeve të biznesit. Do jenë kompanitë më të interesuara që të përthithin këtë target grup, që aktivitetin ta zhvillojnë në platformat e tyre në Shqipëri dhe jo në platforma të tjera. Qytetarët ndahen në dy, ata që janë kundër, janë individë që vuajnë pasojat e familjarëve të tyre, dhe ata që e realizojnë dhe e kryejnë këtë aktivitet. Janë mbi 4000 adresa të paligjshme që kanë funksionuar. Por nuk kemi të dhëna për numrin e lojtarëve dhe shumat e luajtura. Familjarët që e kanë vuajtur këtë problem social, janë kundër jo vetëm formalizimit, por edhe kundër ekzistencës së tyre”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy