Stuhia e dëborës shkakton 60 viktima në SHBA, Biden shpall gjendjen e emergjencës në New York

Stuhia e dëborës shkakton 60 viktima në SHBA, Biden shpall gjendjen e emergjencës në New York

Numri i viktimave si pasojë e “stuhisë së shekullit” që ka goditur pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që nga fundjava e Krishtlindjeve vazhdon të rritet.

Sipas një përditësimi të fundit nga Nbc News, të paktën 60 persona kanë vdekur, 27 prej tyre vetëm në shtetin e New York, për të cilin Presidenti Joe Biden shpalli mbrëmjen e së hënës gjendjen e jashtëzakonshme federale.

Ai shkroi në Twitter se:

Zemra ime është me ata që kanë humbur të dashurit këtë fundjavë festive, Jill dhe unë lutemi për ta.

Zona më e prekur e shtetit të New Yorkut është ajo e Buffalo-s, me 18 viktima ku është grumbulluar më shumë se një metër dëborë dhe priten më shumë reshje në orët e ardhshme.

Është shumë herët për të shpallur fitoren dhe për të thënë se gjithçka ka mbaruar, stuhia po kthehet dhe priten 15-30 centimetra borë.

Është si një zonë lufte, të gjitha makinat anës rrugës, është padyshim stuhia e shekullit, luftë me nënën natyrë.

Kështu deklaroi guvernatorja e New Yorkut, Kathy Hochul, duke i kërkuar popullatës të qëndrojë e qetë, në shtëpi dhe të mos lëvizin me makinë.

Shumica e viktimave janë vrarë në aksidente rrugore të shkaktuara nga moti, teksa ekipet e shpëtimit që qarkullojnë makinë pas makine për të shpëtuar shoferët, duke rritur frikën se numri i të vdekurve mund të rritet përsëri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy