
Banorët e Rrjollit do të vënë në dispozicion të hetimeve të gjitha provat që sipas tyre vërtetojnë falsifikimet që i kanë paraprirë ndërtimit të resortit mbi tokat e tyre. Një prej tyre është procesi i dëgjesës publike, i cili sipas tyre është zhvilluar me banorë të fshatrave të tjera, të cilët janë paguar për të marrë pjesë.
