
Dashi
Sot do të keni yje që janë me ju dhe do të lehtësojnë dashurinë, shprehjen e emocioneve, njohjet e reja. Dhe kështu do të jetë gjatë gjithë gjysmës së dytë të muajit. Para përfundimit të vitit do të jeni në gjendje të ndërtoni një bilanc të ri.
Demi
Sot do të mund të filloni të rikuperoni dhe të shijoni një mirëqenie më të madhe në jetën e përditshme. Do të mund të lini pas tensionet e ndjera në javët e mëparshme dhe mund t’u jepni hapësirë emocioneve dhe ndjenjave.
Binjakët
Prej disa kohësh po përballeni me kundërshtime të ndryshme planetare që ju shkaktojnë probleme, konflikte dhe irritim. Nëse nuk jeni të kujdesshëm, rrezikoni ta derdhni këtë tension nervor në dashuri. Merrni kohë për t’u kujdesur më mirë për veten.
Gaforrja
Sot ju pret një ditë e keqe, në të cilën mund t’ju duhet të përballeni me dyshime dhe hezitime të reja. Kushdo që është i përfshirë në një çështje praktike apo juridike do të duhet të bëjë edhe pak durim, por në fund do të mund të gjejë zgjidhjen më të mirë.
Luani
Që tani e tutje, deri në fund të dhjetorit, duhet të përpiqeni të hapni zemrën dhe t’i lejoni vetes të ndjeni emocione që nuk i keni ndjerë prej kohësh. Gjysma e dytë e muajit mund t’ju japë atë pasionin që ju ka munguar kohët e fundit.
Virgjëresha
Sot dhe në ditët në vijim, mund të keni disa mosmarrëveshje në familje nëse nuk i kushtoni vëmendje asaj që thoni. Në planin e punës nuk do të ketë probleme të mëdha, por këto yje mund të rezervojnë për ju një ngjarje të vogël të papritur apo një shpenzim.
Peshorja
Nesër me kalimin e ri të Hënës në Ujor, ankthi duhet të lehtësohet gradualisht. Disa mund të ndihen ende pak të shqetësuar për punën, sepse duhet të kompensojnë kohën e humbur.
Akrepi
Duhet të përpiqeni të prisni më pak nga vetja dhe t’i jepni vetes momente pushimi, pa u ndjerë në faj. Kushdo që ka përjetuar tradhti apo zhgënjim në dashuri do të duhet të punojë shumë për të rifituar besimin tek të tjerët.
Shigjetari
Tani e tutje, deri në fund të vitit, do të keni një shans të mirë për të ndryshuar për mirë situatën tuaj të dashurisë, si dhe për të takuar një person interesant. Nëse ju pëlqen dikush, do të jeni në gjendje të viheni re. Ditë premtuese për Shigjetarin, sidomos për ata që punojnë në kontakt me publikun.
Bricjapi
Sot do të mund t’u jepni hapësirë ndjenjave dhe emocioneve pozitive. Gjatë ditës mund të lindin dyshime të vogla me partnerin/en për gjëra që lidhen me shtëpinë, por do të mund t’i kapërceni lehtësisht.
Ujori
Sot yjet mund të krijojnë një takim krejtësisht të papritur, i cili do t’ju kënaqë. Më në fund do të keni mundësi të reja për tu rikuperuar në punë, për të rritur fitimet. Mundohuni të tregoni më shumë tolerancë ndaj të tjerëve.
Peshqit
Gëzohuni, sepse do të hyni në një periudhë më premtuese nga pikëpamja sentimentale dhe emocionale. Në ditët në vazhdim do të jetë e mundur të përballeni me një sqarim të rëndësishëm që e keni shtyrë prej kohësh.



