
Këshilli i Mandateve do të mblidhet sot për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) për arrestimin e deputetit socialist, Arben Ahmetaj. Siç njofton gazetari Arsen Rusta për MCN live, dy prokurorët Altin Dumani e Enkeleda Millonai, do të paraqiten vetë në Komisionin e Mandateve për parashtrimin dhe mbrojtjen e kërkesës së SPAK. "SPAK në këto momente po bën përgatitjet finale pasi rreth orës 15:44, dy prokurorët, drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani dhe prokuroja Enkeleda Millonai, do të paraqiten në Kryesinë e Kuvendit, aty ku përballë Komisionin parlamentar për Imunitete e Mandate, ato do të bëjnë relacionin e tyre, do të mbrojnë mbrojtjen e tyre për kërkesën e tyre drejtuar Parlamentit. Ata kërkojnë ti jepet autorizim për ti hequr lirinë, z.Ahmet Ahmetaj. Nuk dihet nëse Ahmetaj do te jetë vetë i pranishëm, por do të jetë mbrojta e tij, z.Enrik Gligori dhe Ardian Vishaj, në komisionin parlamentar. Është kërkuar që të mbahen me dyer të mbyllura për shkak të sekretit hetimor, thotë SPAK



