Zbulohen në Egjipt më shumë se 100 sarkofagë mbi 2 mijë vjeçarë

Zbulohen në Egjipt më shumë se 100 sarkofagë mbi 2 mijë vjeçarë

Në Egjipt u zbuluan sot rreth 100 sarkofagë mbi 2 000-vjeçarë në gjendje të përsosur në nekropolin e Saqqara-s në jug të Kajros, thesari më i madh i zbuluar në vend që nga fillimi i vitit.

Arkivolet e vulosura prej druri i përkisnin zyrtarëve të lartë të Periudhës së Vonë (midis 700 dhe 300 para Krishtit) dhe periudhës Ptolemaike (323 deri në 30 para Krishtit).

“Saqqara nuk i ka zbuluar ende të gjitha ato që fsheh. Ky është një thesar”, tha Khaled el-Enani, ministri egjiptian i Turizmit dhe Antikiteteve.

Në njërin prej sarkofagëve, arkeologët gjetën një mumje të mbështjellë me qefin të stolisur me hieroglife shumëngjyrëshe.

“Më shumë se 40 statuja të perëndive të lashta dhe maska funerale janë gjetur, gjithashtu, brenda tyre”, shtoi ministri.

Këto zbulime do të shpërndahen në disa muze egjiptiane, përfshirë Muzeun e Madh Egjiptian që do të hapet në periferi të Kajros, pranë piramidave të Gizës.

Saqqara, që shtrihet pak më shumë se 15 kilometra në jug të Piramidave të Pllajës së Gizës, është selia e nekropolit të Memfisit, kryeqytetit të Egjiptit të lashtë.

Ajo është klasifikuar si vend i Trashëgimisë Botërore të Unesco-s.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy