Kontrabandonte mallra të ndryshme/ Arrestohet 32-vjeçari në Vlorë

Kontrabandonte mallra të ndryshme/ Arrestohet 32-vjeçari në Vlorë

Një 32-vjeçar nga Lushnja është arrestuar ditën e sotme në Vlorë për mallra kontrabandë.

Policia e Vlorës njofton se Elidon Çelës i cili po drejtonte një furgon të mbushur me mallra kontrabandë, i janë sekuestruar një sasi medikamentesh mjekësore, lëndë e ndaluar pesticide dhe shishe me verë.

Njoftimi i Policisë:

Kontrolle intensive nga shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës, në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Vlorë dhe autoritetet doganore në këtë port, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare. Goditet një tjetër rast i kontrabandës së llojeve të ndryshme të mallrave. Sekuestrohen një sasi medikamentesh mjekësore, lëndë e ndaluar pesticide dhe shishe me verë, vihet në pranga drejtuesi i automjetit që tentoi t’i kontrabandonte në vendin tonë. 32-vjeçari E. Ç., që drejtonte automjetin, shtetas me precedent të mëparshëm penal. Shërbimet e PKK Port Vlorë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Vlorë dhe autoritetet doganore në këtë port, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe në kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, furgonin me drejtues shtetasin E. Ç. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë furgon, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan kuti me medikamente mjekësore, kuti me lëndë të ndaluar pesticide dhe kuti me shishe vere, pa faturë blerjeje. Në përfundim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Ç., 32 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale  “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”, “Kontrabanda me mallra të ndaluara” dhe “Kontrabanda me mallrat e licencuara.” Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy