Meçollari: Me bazën e Limionit është cenuar siguria kombëtare

Meçollari: Me bazën e Limionit është cenuar siguria kombëtare

Ish-komandanti i Forcave Detare, Artur Meçollari deklaron se baza detare e Limionit në Sarandë ka rëndësi strategjike për flotën shqiptare dhe për marrëdhëniet me NATO-n.

Nga studio e MCN Economy ai denoncoi se janë dy kompani koncensionare dhe qiramarrëse “Marina Limion” dhe “Marina bay Saranda”,  që janë në pronësi të biznesmenëve Shefqet Kastrati dhe Artan Dullaku të cilat kanë cenuar sigurinë kombëtare.

Sipas tij, dy kompanitë kanë cenuar marrëdhëniet me NATO-n dhe kanë cenuar operacionalitetin e Forcës Detare dhe se kjo është arsyeja se në ndryshim nga të gjitha pronat që është vënë në sekuestro, kjo pronë i është kthyer Forcës Detare për shkak të operacionalietit që ka.

Të katër vendimet e gjykatave nga shkalla e parë deri në Kushtetuese kanë provuar që përballë dy kontratave, një koncensionare, një qiraje me dy kompani, “Marina Limion” dhe “Marina bay Saranda”, të dyja kontratat, të dyja kompanitë në pronësi të vetëm të dy pronarëve Shefqet Kastrati dhe Artan Dulaku, të dyja kompanitë kanë të njëjtin pronar.

Janë në shkelje, kanë shkelur thotë gjykata, kanë cenuar sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Unë e kam provuar në gjykatë.

Në vendimin e gjykatës ka një letrën time ku e kam thënë qartë. Kanë cenuar marrëdhëniet me NATO-n dhe kanë cenuar operacionalitetin e Forcës Detare.

Kjo është arsyeja se në ndryshim nga të gjitha pronat që është vënë në sekuestro, kjo pronë i është kthyer Forcës Detare për shkak të operacionalietit që ka, në dallim nga pronat nën sekuestro.

Në 15 prill mbyllen katër vjet nga hetimi paraprak që ka hetuar SPAK. Në tre vitet e kaluara i kam dërguar SPAK kërkesë për informacion dhe më është përgjigjur.

Këtë vit i kam dërguar në 8 shkurt kërkesën për informacion për statusin e çështjes dhe akoma nuk më ka kthyer përgjigje.

Sot SPAK duhet të provojë është joshur apo kërcënuar nga Kryeministri? Sot SPAK është në provë, ka humbur kurajon nga joshja apo kërcënimet e Kryeministrit.

Çfarë i duhet SPAK që të marrë kurajon dhe të marrë vendimet për personat nën hetim? Kryeministri nuk sillet si mik i oligarkëve por bashkë investitor me të gjithë këta.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy