
Një tjetër projekt masiv turistik do të ndërtohet në Sarandë, në Gjirin e Krorëzës.
Studioja italiane e cila ka marrë përsipër projektin, ka bërë me dije se projekti do shtrihet në një sipërfaqe prej 680 mijë metrash katrorë, dhe do përbëhet nga mijëra njësi.
Gazetari Klodian Tomorri tha përmes një lidhje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Economy se ky projekt në sipërfaqe është përafërsisht i barabartë me projektin e Alabarit në Durrës.
Tomorri tha se territorit ku do të ndërtohet projekti ka monumente kulture të cilat do të prishen.
Shumë nga projektet kur kalojnë në mbledhjen e KKT-së kanë të shkruar vetëm emrin e projektit dhe kompaninë zhvilluese, por nuk kanë përmasat e tij. Kur ti thua leje ndërtimi për resort turistik në Gjirin e Korëzës aty mund të jetë thjesht një hotel, mund të jetë kompleks me disa vila, por mund të jetë kompleks masiv siç është ky që është miratuar. Nuk mund ta dinim në atë moment, nuk është se e dinim dhe e kaluam pa vëmendje. Tani i dimë pasi studio italiane e arkitekturës zbuloi fotot e tij.
Sa i përket studios që ka projektin në fjalë është kompania e themeluar në 2016, nuk është kompani që ka ndonjë historik shumë të madh, megjithëse rezulton një nga kompanitë përfituese më të mëdha të lejeve të ndërtimit në kryeqytet duke filluar nga kulla e famshme Blloku, tek ndërtesa West Residence dhe projekte të tjera te rruga Fortuzi.
Ne themi 680 m2 sipërfaqe që ta kemi në bazë krahasimore janë 68 ha dhe është pak a shumë me projektin e famshëm në sipërfaqe të Alabarit në Durrës. 80 ha është ai i Alabarit. Ky është 68. Nuk të lë kush në Europë dhe t’i bësh bregdetit këto që i bëjmë ne.
Unë pashë disa nga këta që merren me zonat e mbrojtura që shkruanin se aty ka dhe monumente natyre dhe kulture, Ka shumë kisha antike të cilat tashmë do i vihet skrepi dhe do ndërtohen hojet e bletëve. Nuk është se ne jemi më të mirët e turizmit në botë. Dinë ta bëjnë të tjerët, por nuk e bëjnë se respektojnë territorin, mjedisin. Këtu nuk ka kriter, ligj. Miratohen me rregullore të veçantë. Rregullore e veçantë është një vendim që merr nga KKT për të shkelur ligjin urbanistik.



