Opozita protestë në akset kryesore në Tiranë, përplasje me policinë dhe ujë me presion (FOTO-VIDEO)

Opozita protestë në akset kryesore në Tiranë, përplasje me policinë dhe ujë me presion (FOTO-VIDEO)

Është shoqëruar me përplasje dhe tensione protesta e opozitës e paralajmëruar për mosbindje civile nga radhët e Partisë Demokratike.

Siç dhe ishte njoftuar në protestën e nisur në orën 17.00 u bllokuan disa nga akset kryesore në Tiranë, ndërkohë që rreth 1 mijë efektivë policie janë të angazhuar në terren.

Gjatë bllokimit të rrugëve, ka pasur konfrontime fizike mes protestuesve, përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe forcave të policisë. Tensione ka pasur edhe para bashkisë Tiranë, ku janë përdorur autobote me ujë me presion për largimin e protestuesve. Kjo ka bërë që të ketë edhe qytetarë të lënduar

Protesta zgjati deri në orën 20:00 të mbrëmjes së sotme duke bllokuar disa akse rrugore kryesore në Tiranë, konkretisht: Unaza e vogël, rrethrrotullimi i Zogut të Zi, ura afër xhamisë në Rrugën e Elbasanit, sheshi “Wilson” dhe nga pallati me shigjeta drejt Rrugës së Kavajës, por edhe segmenti te Bashkia Tiranë, aty ku incidentet ishin më të shumta.         

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy