Kapshticë: 17 shqiptarëve u jepet ndihma në spitalin e Bilishtit dhe kthehen sërish në tokën neutrale

Kapshticë: 17 shqiptarëve u jepet ndihma në spitalin e Bilishtit dhe kthehen sërish në tokën neutrale

Një grup shqiptarësh vijojnë të qëndrojnë në tokën neutrale mes Greqisë dhe Shqipërisë, pas traut të pikës doganore të Kapshticës.

Mësohet se atje ndodhen rreth 25 shtetas shqiptarë, ndërsa pjesa tjetër është kthyer mbrapsht.

Ndërkohë nata ka qenë tepër e vështirë për ta për shkak të temperaturave të ulëta, dhe qëndrimit për më shumë se 40 orë në tokë neutrale.

Prandaj 17 shtetas shqiptarë janë shoqëruar për në spitalin e Bilishtit për të marrë kujdes shëndetësor më pas mëngjesin e sotëm ata janë rikthyer sërish në tokën neutrale.

Pse nuk mund të hyjnë?

Sistemi TIMS ëstë mbyllur me urdhër të autoriteteve shqiptare dhe nuk lejohet hyrja e asnjë këmbësori pa pasur leje nga ambasada shqiptare në Athinë apo konsullata në Janinë. 

Duhet që ambasada të dërgojë me email njoftimin për leje kalimin e një qytetari dhe më pas lejohet.

Apeli i kryeministrit: Edi Rama ka theksuar ditë më parë se lista e shqiptarëve të mbetur jashtë vendit që do të kthehen në atdhe tashmë është e mbyllur.

Kreu i qeverisë tha se në atdhe është kthyer numër i kufizuar personash, i atyre që nuk kishin asnjë mundësi financiare për të qëndruar jashtë, apo i studentëve.

Të tjerët –tha Rama - do të presin mbarimin e luftës siç ai quan situatën me COVID-19, për t'u kthyer në atdhe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy