Balluku në Kukës: Aeroporti funksional vitin tjetër, po punohet me ritme të shpejta

Balluku në Kukës: Aeroporti funksional vitin tjetër, po punohet me ritme të shpejta

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku  ka inspektuar ditën e sotme punimet për aeroportin e ri të Kukësit.

Balluku ka deklaruar se për këtë projekt po punohet me ritme të shpejta dhe se do të përfundojë në kohën e parashikuar.

Sipas ministres Balluku aeroporti i ri I Kukësit do të jetë tërësisht funksional vitin e ardhshëm dhe do të ndihmojë fuqishëm në ekonmiknë dhe zhvillimin strategjik të verilindjes së Shqipëqrisë dhe në jugperëndimin e Kosovës.

Punimet po vazhdojnë paralelisht për ndertimin e pistës së re si dhe ngritjen e godinave të nevojshme për funksionimin e aeropotit.

“Në kantierin e aeroportit të Kukësit punimet po ecin me ritme të larta, në mënyrë që kjo vepër të jetë plotësisht në funksion vitin e ardhshëm. Po punohet paralelisht për pistën e re, ndërtimin e terminalit bashkëkohor, si dhe ngritjen e godinave të nevojshme për funksionimin e aeroportit

Një ëndërr e vjetër dhe një zhvillim i madh strategjik jo vetëm për verilindjen e Shqipërisë, po edhe për jugperëndimin e Kosovës, po bëhet realitet, duke hapur një perspektivë të re për ekonominë dhe punësimin e një zone që falë këtij zhvillimi do t'i kalojë më shpejt pasojat e të shkuarës.” Është shprehur ministrja Balluku. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy