Prefekti i Vlorës, Flamur Mamaj, thotë se po pritet që të bjerë ritmi i erës për të vlerësuar paraprakisht sipërfaqen e djegur nga zjarri që ka përfshirë Sazanin që nga mesdita. Në një lidhje Skype me MCN TV, Mamaj tha se në terren po punojnë grupet e zjarrfikësve dhe për momentin nuk është e nevojshme ndërhyrja nga ajri.
Jemi në kushtet që tymi nuk të lejon të kontrollosh situatën. Në qendër të ishullit po përpiqemi të mos lënë zjarrin të kalojë në perëndim të ishullit. Pas rënies së erës mund të kemi një gjykim të drejtë për situatën në të cilën ndodhemi. Në ishull ndërhyrja është shumë e vështirë.
Këtu situata nuk ka nevojë për ndërhyrje nga ajri, që ndoshta edhe për shkak të humusit shumëvjeçar, do të presim edhe pas një ore.
Në fillim të korrikut pritet të hapet për qarkullim aksi Kardhiq-Delvinë, çka do të bëjë që kjo do të bëjë që distanca me Sarandën të shkurtohet. Betonimi i tunelit të Skarficës është në metrat e fundit dhe ajo që mbetet është plotësimi me sinjalistikë.Zjarri ka nisur që pardje dhe mund të jetë riaktivizuar. Llogaritjet bëhen pasi të ketë përfunduar zjarri.



