Tomorri: Autoriteti Portual i Durrësit nuk ka fuqi të ndërtojë portin e ri, po i kërkon qeverisë garanci sovrane për kredi

Tomorri: Autoriteti Portual i Durrësit nuk ka fuqi të ndërtojë portin e ri, po i kërkon qeverisë garanci sovrane për kredi

Gazetari Klodian Tomorri deklaroi në studion e lajmeve në MCN Tv se toka shtetërore që duhet të vihej në dispozicion për ndërtimin e hoteleve në bregdet po përdoret për të bërë vila. I ndalur tek ndërtimi i Portit të Durrësit, Tomorri tha se Autoriteti Portual i Durrësit nuk e ka fuqinë për ndërtimin e portit të ri tregtar dhe prandaj puna nuk ka nisur ende. Sipas Tomorrit, për këtë arsye Autoriteti Portual i Durrësit i kërkon qeverisë garanci sovrane që të marrë kredi. "Është proces që po menaxhohet në mënyrë kaotike, ka dëme anësore. E para është betonizimi i bregdetit pa kritere. Nuk janë investime që krijojnë investime për publiku. Topuzi para disa ditësh ngriti alarmin se në bregdet po bëhen vila. Toka shtetërore duhet të vihej në dispozicion vetëm për hotele, por ndodh e kundërta, po ndërtohen vila. Nga 1.5 milionë metra katrorë që parashikohet të ndërtohet në projektin e Portit të Durrësit, vetëm 3.8% janë sipërfaqe hoteliere. Krijohen fitime për ndërtuesin, por nuk janë benefite për ekonominë. Pak javë më parë Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi lejen e ndërtimit për fazën e parë për ndërtimet që do kryhen në zonën e portit. Ndërtime në terren nuk ka, por ka pasur shitje. Në portin e Durrësit janë bërë disa raunde për të shitur apartamente. Nuk kemi statistika të besueshme për të ditur sa apartamente janë shitur, por jemi në dijeni të fenomenit. Sa i përket portit tregtar ka ngërç të cilin besoj se rrezikon ta lërë Shqipërinë pa port. Gjatë kohës kur nisi historia e portit turistik dhe ekspertët hodhën alarmin se çfarë do ndodhë me portin tregtar që është nyja kryesore e hyrjes së mallrave në Shqipëri, pasi u ngrit shqetësimi, qeveria tha që taksapaguesit nuk do paguajnë për portin e ri në Porto Romano pasi paratë do gjenerohen nga projekt. Por porti nuk fillon pasi Autoriteti Portual nuk ka fuqi të ndërtojë. Ndërtimi kërkon 600 milionë euro, 1 milion euro dhe nuk i ka. Autoriteti Portual i kërkon qeverisë garanci sovrane që të marrë kredi dhe partneri privat që do jetë i përfshirë të marrë kredi përmes garancisë . Kësaj i thonë të fusësh buxhetin e shtetit në aventurë. Këta që thanë që do ndërtojnë portin e kanë futur në një qorrsokak. Porti turistik do nisë të dhe Shqipëria do rrezikojë të mbesë pa portin e saj kryesor".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy