
Gjykata e Lartë suedeze hodhi poshtë sot kërkesën e Turqisë për ekstradimin e gazetarit Bulent Kenes. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e kishte kërkuar personalisht ekstradimin e tij për t'i dhënë dritën jeshile hyrjes së Suedisë në NATO.
Gjykata e Lartë, përgjegjëse për apelimet kundër ekstradimeve, ka identifikuar "disa pengesa" për dorëzimin tek autoritetet turke të Kenes, i akuzuar nga Ankaraja se ka qenë bashkëpunëtor në përpjekjen për grusht shteti të vitit 2016 dhe si anëtar i lëvizjes gyleniste.



