
Analisti Shpëtim Nazarko në studion e lajmeve në ‘MCN Live’ ka komentuar lidhur me situatën në Partinë Demokratike dhe koalicionin e pritshëm të Berishës me Metën.
Ai tha se PD zyrtare që ka vulën është zeruar, ndërsa theksoi se sa i përket Berishës ai i është drejtuar një rruge ‘qorre’ dhe në fund e gjithë kjo forcon pozitat e palës tjetër.
Sa i përket koalicionit, Nazarko theksoi se Berisha është shumë më pak kur bashkohet me Metën.
Ky koalicion, ose kjo që po ndodh duhet parë jo tani por shpesh kam thënë se gjërat duhen diskutuar 10 vjet mbrapa. Berisha bën një koalicion dhe KQZ nuk aprovon zgjedhjen e PD për zgjidhjet. Nëse e shikon si çast për militantët, është zeruar PD që ka vulën, pastaj pamja e atij që sheh nga larg Berisha për shkak dhe të moshës por dhe për shkak se si kanë lënë rrugë tjetër forcon pozitat e një pale tjetër që ka vulën zyrtare sepse ne nuk rrojmë për çastin. E zëmë se ndodh varianti për të drejtën e PD zyrtare, atëherë do shohim një koalicion që pas rezultatit të zgjedhjeve, PS fiton. Praktikisht kur të bëjmë një analizë tjetër që faktorizon pjesën e PD tjetër që ka përzënë vazhdimisht LSI, shohim që Berisha është shumë më pak kur bashkohet me Metën. Berisha është politikani më i vjetër dhe varianti më i mirë ishte të përzihej dhe një herë me turmën por problemi është se ata mund ti marrin primaret, por Berisha është i përjashtuar dhe e ka me detyrim lojën e vetë, se ka qenë i detyruar ta ndjek humbjen ose është ngatërruar.
Në vijim ai shtoi se edhe për këshilltarët do vehet me një listë të përbashkët në zgjedhje nëse shkohet si koalicion. Sipas tij, Berishës sot i intereson më shumë se kushdo në botë të futet në zgjedhje, por kësaj klase politike i ka ardhur fundi sepse ka konsumuar gjithçka.
Ndoshta brenda përbrenda koalicionit mund të jetë formula 3 këshilltarë PD, 2 LSI. Por thelbi është i tipit të tillë që çfarë ndodh në këtë koalicion pas përfundimit të zgjedhjeve nëse kjo PD i ka të gjitha, sepse Lulit i ka ngel vetëm një vulë. Por çfarë ndodh me këtë pjesë të PD që një pjesë të këshilltarëve ja ka dhënë PL, merr 5-6 bashki, kujt i faturohet humbja? Nëse PD është e gjitha e Berishës bashkë me LSI duhet të marrë shumë, më shumë se Basha e 2021, pra kujt i vete fatura? Ka një problem që ti do ballafaqohesh me një rezultat. Berishës sot i intereson më shumë se kushdo në botë të futet në zgjedhje, në të kundërt fatura i mbetet atij. Ky është momenti i fundit i një klase politike që do të iki. Ka ardhur fundi i të gjithë klasës politike sepse ka konsumuar të gjitha.



