Çipa: Në bipolaritetin politik duhen rritur faktorët e tretë dhe të katërt. Rreziku i korrupsionit zgjedhor, te komisionerët

Çipa: Në bipolaritetin politik duhen rritur faktorët e tretë dhe të katërt. Rreziku i korrupsionit zgjedhor, te komisionerët

Analisti Aleksandër Çipa shpreh nevojën që në bipolaritetin aktual politik, të përfshihen faktorë të tretë dhe të katërt.

Duke folur për “MCN Live” ai deklaroi se Shqipëria i ka provuar rrotacionet që janë si një ndikim i dy kaheve të politikës.

 

Fibank 

Çipa shtoi se rreziku më i madh i korrupsionit zgjedhor është te komisionerët, pasi nuk ka rëndësi se kush voton por kush numëron.

 

Ka nevojë që në Shqipëri të ketë një miksim elektoral për bipolaritetin politik. 

Pala tjetër rikthehet në ambicien për rrotacion, por me një kryesues që ka kryer ciklin e gjatë të jetës, por nga pikëpamja e mendësisë politike, krijon një marrëdhënie penguese. 

Shqipëria i ka provuar rrotacionet që janë si një ndikim i dy kaheve të politikës.

 Përfshirja e të tretit dhe të katërtit si aktor në skenën politike, mendoj se është në momentin e duhur për të mos krijuar rrezikun e vendimmarrjes së një personi apo një grupimi. 

Është e domosdoshme rritja e faktorit të tretë dhe të katërt në skenën politike. Por Kodi Elektoral në Shqipëri nuk ua jep maksimalisht mundësinë pavarësisht numrit të madh të votave që t’i përkthejnë në mandate këto vota.

 Duke bërë këtë analizë duket sikur mbetet në avantazh shumica socialiste që është në qeveri. 

Janë disa kategori sociale që do e adresojnë votën te alternativat e reja politike të vendit, duke nisur nga diaspora, ku disa nga të rinjtë e përfshirë në fushatë kanë pasur mitingje masive. Janë kategoritë e margjinalizuara sociale. 

Dy partitë kryesore janë fokusuar te pensionistët, madje edhe me premtime që nuk përkojnë me realitetin dhe analizën ekonomike. Aktorët e rinj elektoralë nuk e kanë bërë një premtim të tillë. 

Gjuha e aktorëve të rinj nuk ka qenë hiperbolizuese, por janë fokusuar te marrëdhënia e llogaridhënies.

 Madje aktorët e rinj kanë pasur mbështetje tek të rinjtë.  Një ndër arsyet pse ne shpesh nuk tregohemi optimistë për subjektet e reja është se superstruktura e dy kaheve politike është aq e çimentuar sa ato e kapin sistemin. 

Është ideja se nuk ka rëndësi kush voton por kush numëron. Dhe rreziku më i madh i korrupsionit zgjedhor është te komisionerët. 

Pse dështoi votimi elektronik? Ka dyshime shumë. Si nuk funksionokan dot në Shqipëri, kaq problem është?! 

Me sa duket është ajo që kemi thënë status quo që duam të mbajmë dy aktorë të rëndësishëm. 

Nuk ka se si të mos kapërcehet kjo gjendje e ndenjur.  Arma më e tmerrshme e ligjërimit elektoral ka qenë stigmatizimi. 

Kurrë ndonjëherë nuk ka qenë në këtë nivel dhe kjo bëhet prej vakumit të ideve dhe ballafaqimit elektoral. Ne nuk kemi substancë të ballafaqimit elektoral. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy