Kallëzimi i PD në SPAK/ Babani: Përralla të sajuara kundër meje, po ta kisha bërë do isha arrestuar 50 herë deri tani (VIDEO)

Kallëzimi i PD në SPAK/ Babani: Përralla të sajuara kundër meje, po ta kisha bërë do isha arrestuar 50 herë deri tani (VIDEO)

 PD ka bërë të ditur së fundmi se ka nisur bërë një kallëzim në SPAK për kryetarin e bashkisë së Vaut të Dejes, Mark Babani, lidhur me një kontratë për rikonstruksion e rrugës së fshatit Vilë njësia administrative Temal

Akuzave se paratë janë derdhur me firmën e kryebashkiakut, por puna nuk është bërë, kryetari Babani, në një intervsitë për “MCN live”, i mohon kategorikisht si të pavërteta.

PD akuzojnë vazhdimisht, fillimisht kanë thëne se kryetari ka qenë në burg, pastaj kanë thënë që kryetari për çdo gjë, jo vetëm tender por çdo punë që është bërë është në prokurori.

Janë të gjitha punët që kur kam filluar janë çështje në prokurori dhe në Spak. Më kanë akuzuar se kam qenë në burg.

Babani teksa i mohon këto akuza, thotë se pasqyrat e rreme, për të cilat i akuzon PD, nuk janë bërë asnjëherë nga ai. I pari i vaut të Dejës, akuzon PD nga ana tjetër për tre ujësjellësit në këtë zonë, që krahas tenderëve dhe mjeteve të alokuara për ta, nuk janë ndërtuar asnjëherë.

Si qenka e vërtet kjo që thuhet për mua, del LUciano Boci, thotë qenkan 0 punime. Unë vij prej botës së biznesit dhe pasqyrat e rreme nuk janë pjesë e imja.

Ne kemi tre ujësjellëse, ujësjellësi i Stajkes, Kozmaqit dhe Kolajve, aty nuk ka ujësjellës, për të janë hedhur 4 milion lekë, por aty s’janë bërë asnjëherë, ka ardhur Prokuroria e ka parë që nuk ka, prandaj unë nuk mund të marrë një investim të ri për këto kur aty kanë qenë projektet.

Sipas Babanit, këto akuza nga ana e PD, nuk do ti ndalin assesi projektet zhvillimorë të bashkisë për të realizuar qëllimet e tyre për ndryshimin e zonës.

Fenomeni i hashashit s’do të jetë ai që do të na ndërprejë qëllimet tona, nga një PD e cila do të stimulojë tre veta, dhe një pjesë kriminelesh, për të krijuar të ardhura para fushatës.

Ka pasur një lidhje shumë të fortë atje PD, se cilat janë ato lidhje, mendoj se janë të botës së krimit, sepse nuk ka botë tjetër që e stimulon aq fort atë lidhje. Kjo është pjesë e cila investigohet nga Prokuroria dhe Gjykata gjykojnë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy