Tedi Çopja shef kuzhine i ftuar në emisionin në ‘Zgjohu me MCN’ ka folur për Ditën e Verës për të cilën u shpreh se kjo është një ditë që personifikon dhe ardhjen e verës dhe se në vendlindjen e tij që është Elbasani festohet më shumë se kudo tjetyër.
Ai ka treguar se simbolika e kësaj dite është ballokumja, ndërsa për gatim e ka veçuar mishin e qengjit, si dhe tavën e kosit dhe fërgesën.
Dita e Verës personifikon dhe ardhjen e verës, dhe ka shumëllojshmëri gatimesh dhe te pjesa e mishit është ajo e qengjit si më e përdorura. Po ashtu dhe tavën e kosit e kemi në traditë dhe disa vazhdojnë ta bëjnë akoma, por zakonisht për Elbasanin bëhet mishi i qengjit.
Dita e verës na kthen gjithmonë nostalgjinë kur ishim fëmijë, e kemi festuar më shumë këtë ditë se sa vitin e ri. Tava e pistilit, tava e kosit, fërgesa e Elbasanit, pastaj janë shumë gatime një petë me 14 lloj bimësh të ndryshme.
Një nga traditat e bukura ka qenë dhe ajo hisja që shkonim për vizita. Ka shumë tradita te kjo festë sepse është shumë e vjetër, unë mundohem gjithmonë që 14 marsi të më gjejë në Elbasan.
Organizimi në piknik është një gjë shumë er bukur dhe pse unë sot nuk mendoj se mund ta realizoj dot.



