Drejt fitores për President të SHBA/ Trump e thellon epërsinë ndaj Harris, 246 me 214

Drejt fitores për President të SHBA/ Trump e thellon epërsinë ndaj Harris, 246 me 214

Kandidati i Partisë Republikane për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, po udhëheq për të marrë kontrollin e Senatit, sipas një parashikimi nga partneri amerikan i BBC-së, CBS.

Ka ende shumë gara që po numërohen, por duket qartë se demokratët do të humbasin shumicën e tyre efektive.

Derisa më herët epërsia ishte me e butë, rezultatet e fundit të publikuara tregojnë për një epërsi të dukshme të republikanit Donald Trump.

Ai aktualisht ka 246 vota elektorale, ndërkaq Kamala Harris vazhdon t’i ketë 214 vota, njofton VOA.

Georgia duket se është vulosur për ish-presidentin Trump, duke i dhënë atij një dorë të mirë me 16 vota elektorale dhe duke e afruar me targetin prej 270 votash, që një kandidati i duhen për të marrë Presidencën.

Nga ana tjetër, ai po ashtu udhëheq garën në Wisconsin dhe Michigan, dy shtete thelbësore për garën e Harris dhe gjithashtu, po korr fitore edhe në atë që mund të quhet si “xhevahiri” i këtyre zgjedhjeve amerikane, Pennsylvania.

 Po ashtu, po udhëheq edhe në Arizona dhe Nevada, si edhe ka të sigurta tre vota elektorale të Alaskës, e cila tradicionalisht voton republikanët.

Me një numër të lartë votash elektorale (19), nëse Trump e fiton atë, atëherë nuk ka dyshime se ai do të zgjidhet president i ardhshëm i SHBA-ve.

Ai aktualisht kryeson me 51% të votave në këtë shtet, por ende ka shumë për t’u numëruar.

Duhen në total 270 vota elektorale për të fituar zgjedhjet presidenciale.

Vendet e luhatshme elektoralisht pritet të jenë vendimtare në këto zgjedhje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy