
SPAK ka goditur një tjetër grup kriminal, pas zbërthimit të aplikacionit SKY ECC, ku në pranga ka rënë ish-zëvendës drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani dhe djali i tij Eralbi Breçani.
Babë e bir akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash. Gazetari Arsen Rusta në një lidhje me MCN Live bëri me dije se Prokuroria e Posaçme ka lëshuar 11 urdhër arreste, ku 6 prej tyre janë ekzekutuar, ndërsa 5 të tjerë janë në kërkim, mes tyre Ervin Mata.
Ndaj shefit të krimeve janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale, një prej të cilave është ajo e sigurimit te kushteve për të kryer vrasje. Në pranga kanë rënë Besmir Mustati dhe Bujar Germizi. Ky i fundit një emër i njohur i botës së krimit. Të dy, në bashkëpunim me shefin e Krimeve Dedan Gjoni, tentuan të vrisnin dy vëllezër, pas konfliktit për trafikun e drogës.
Ndërkohë, Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit, e cila është shoqëruar në kuadër të këtij operacioni, mësohet se gjatë kohës që punonte në Interpol u ka dhënë informacion nga sistemi për lëvizjet e tyre. Në kërkim është edhe biznesmeni Ervin Mata, një emër i njohur për drejtësinë, pas përplasjes që ka patur me bosin e lojërave të fatit, Ervis Martinaj, në një lokal në ish-Bllok në vitin 2018.
Më tej Rusta tha se pritet që nesër të ndaluarit të dalin para gjykatës për tu njohur me akuzën dhe nëse kanë diçka për të deklaruar. Sipas tij, dyshohet se janë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal që trafikonin kokaine.
Nga hetimet e kryera rezulton se Breçani është i përfshirë në këtë grup por nuk ka prova dhe mbetet për tu sqaruar. Hetimi konsiderohet i kryer sa i përket këtyre 11 urdhër arresteve, kemi zbatim të vendimit të gjykatës. Sa i përket akuzës së njëjtë që i bashkon është vepra e trafikut të drogës, pastaj ka episode që i atashohen secilit. Se cili është roli i veçuar për secilin mbetet për tu ndjekur hap pas hapi i bashkon vetëm fakti që janë pjesë e një grupi kriminal për trafik droge.
Meta ka qenë pjesë e këtij grupi por është herët për të thënë nëse ka qenë në krye të këtij gripi apo jo. Procedurialisht hetimi i ndodhur në bllok ku i përfshirë ishte dhe Mata në përplasjen që pati me Ervis Martinaj nuk lidhen në këtë episod ajo që i lidh është trafiku i drogës. Secili nga 11 personat se çfarë shkelje ligjore ka bërë mbetet për tu parë përgjatë njoftimit që do jepet pas pak. Është një aktivitet që ka vijuar dhe roli i efektivëve ishte që ata jashtë territorit kishin marrë për sipër të kryenin një atentat.
Të arrestuar
-Erzen Breçani, ish-nëndrejtori i Policisë së Tiranës
-Dedan Gjoni, Shef seksioni per hetimin e Krimeve në Komisariatin numër 6
-Jonida Babameto, oficere e Drejtorisë së Kufirit dhe Emigracionit, detyrim paraqitje
-Bujar Germizi emër i njohur i botës së krimit në Kukës
- Besmir Mustafi
Në kërkim (nuk ndodhen në Shqipëri)
-Eralbi Breçani
-Ervin Mata
-Besmir Mustafi
-Artan Sulejmani
-Albert Prenga
- Bajram Gerbova



