
Një nga familjet më të pushtetshme në Korenë e Jugut ka shkaktuar zemërim të madh në vend, pasi disa përballje të dhunshme të nënës 69-vjeçare me punonjësit e kompanive. Gjithçka nisi kur në media u raportua një incident në një nga avionët e kompanisë “Korean Air” që ka në pronësi familja.
Lee Myung-hee është nën hetim pas akuzave për abuzm fizik ndaj një stuarjdese, e cila kishte servirur fruta të thata së bashku me ambalazhin dhe jo në një enë të posaçme.
Një incident i ngjashëm ka ndodhur në vitin 2014, kur vajza e familjes i hodhi një gotë ujë në fytyrë menaxherit të marketingut të një prej kompanive.
Po ashtu, familja e Cho Yang-Ho po hetohet edhe për kontrabandë objektesh luksi dhe evasion fiskal.
Në Korenë e Jugut, 10 familje zotërojnë kompani me të cilat kontrollojnë pjesën më të madhe të ekonomisë së vendit.
Vetëm Samsung ka një të katërtën e vlerës së tregut të Koresë së Jugut. Shumë koreanojugorë ankohen për familjet e pasura dhe thonë se ata janë bërë tepër të fuqishëm.
Zinxhiri i skandaleve në të cilat është përfshirë Korean Air ka bërë që javën e fundit në Seul të mbahen disa protesta. Qindra njerëz u mblodhën duke mbajtur maska dhe parulla ku shkruhej “Jo mëshirë”.
Protestuesit thonë se nuk do të ndalen deri në dorëheqjen e Cho Yang-Ho.



