<p>Analisti Aleksandër Çipa komentoi në studio hapjen e fushatës nga dy forcat politike kryesore. Çipa tha se taktika e zgjedhur nga Aleanca për Shqipërinë Madhështore lidhet direkt me statusin e kreut të PD-së dhe nuk është e suksesshme. </p> <blockquote> <p><em>PD ka një ngërç për shkak të statusit që ka Berisha më SHBA dhe Britaninë. Këtë status ka preferuar ta zgjidhë përmes zotit Chris LaCivita. Kjo është një taktikë jo fort e suksesshme. Pavarësisht statusit te republikanët në Amerikë, ai ka një pozicion të prenotuar. Ende nuk është zbardhur marrëveshja që kanë. Nga ana tjetër, PS ka zgjedhur festivitetin elektoral. Flitet për vitin 2030, matanë kalendarit të mandatit të PS. </em></p> </blockquote> <p>Çipa u pyet nëse në këtë fushatë kemi të bëjmë me një garë mes pro-euopianëve dhe proamerikanëve.</p> <blockquote> <p><em>Është një qasje praktike. Në kushtet e një konteksti të ri gjeopolitik, nuk është prioritare simbolika amerikane. Qeverisja Trump ka të bëjë më shumë me kujdesjen për Amerikën vetë. PD i jep fuqi kësaj për shkak të statusit që ka vetë Berisha. PS duke e vënë në epiqendër të programit destinacionin në BE në vitin 2030 e ka zgjedhur simbolikën e vet. </em></p> </blockquote> <iframe width="560" height="315" src="https://www.youtube.com/embed/HDGfxvnklDI?si=MmTSDubJm4qm3r2l" title="YouTube video player" frameborder="0" allow="accelerometer; autoplay; clipboard-write; encrypted-media; gyroscope; picture-in-picture; web-share" referrerpolicy="strict-origin-when-cross-origin" allowfullscreen></iframe>



