
Një konflikt mes dy familjeve në Valias ka përfunduar me disa të arrestuar dhe të proceduar nga Policia e Tiranës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan pesë shtetas, pas një përleshjeje të dhunshme, ku dyshohet se ata përdorën sende të forta për të zgjidhur një mosmarrëveshje për motive të dobëta.
Në mesin e të arrestuarve janë S. K. (57 vjeç), J. K. (28 vjeç), J. K. (35 vjeç), G. D. (54 vjeç) dhe R. D. (30 vjeç), ndërsa shtetasit V. K. (55 vjeçe), R. A. (24 vjeç) dhe L. D. (53 vjeçe) u proceduan në gjendje të lirë, pasi u përfshinë në konflikt.



