
Pedagogia Xhoi Jakaj e ftuar në emisionin “Bilardo” në Denis Dyrnjaja, teksa foli për kohën që ajo mbante detyrën e drejtueses së institucionit të burgut të grave në Tiranë, u shpreh jo të gjithë dalin të rehabilituar nga institucioni i dënimit.
Sipas saj nga 100% e të burgosurve shqiptar, vetëm 10% nga ta dalin nga burgu të rehabilituar dhe atë e marrin si sfidë me vetën përmes mënyrave të ndryshme.
Nga 100% të të dënuarve mund të dalin 10% të rehabilituar dhe ata e marrin si sfidë me veten, është karakteriale, e ka të vendosur, një pjesë i futen rrugës së fesë, qoftë katolike, qoftë myslimane, dhe feja ka një ndikim dhe në mendimin e tyre, i shëron.
Burrat qajnë më shumë sesa gratë, sepse gratë kanë forcën ta përmbajnë veten. Pas një vepre penale gjithmonë ka një të penduar, që ai ose mban pendesën brenda vetës ose e shpreh me forma të ndryshme. Ose e shpreh në formë agresive, formë degresive, formë më të mirë duke komunikuar dhe do të rehabilitohet por përqindja është shumë e vogël e atyre që do të rehabilitohen.
Jakaj, solli në kujtesë disa nga episodet e dhimbshme të grave që kanë zgjedhur të marrin përsipër dënime, që nuk i kanë kryer, për të mbrojtur familjen e tyre.
Në mendimin tim aty ka pasur të dënuar të pafajshëm, që e ka kryer jo për shkakun e saj, ose e ka marrë fajin e dikujt tjetër mbi kurriz, dhe nuk është vërtetuar asnjëherë që krimin nuk e ka kryer ai person.
Është një grua që e ka emrin Lena, familja e saj është përfshirë në vrasje për gjakmarrje që vrasjen e ka kryer i vëllai, dhe për të mos futur vëllain, është futur vet, por në dhomën e rrëfimeve ku ka takim me familjarët ajo e rrëfen, dhe përgjohet dhe dënohet edhe i vëllai, ai ende po e vuan dënimin, dënohen të dytë.



