Llabani: BKH ka arritur deri te Presidenca. Pas 13 marsit SPAK-u do lëshohet drejt disa deputetëve të PS e PD 

Llabani: BKH ka arritur deri te Presidenca. Pas 13 marsit SPAK-u do lëshohet drejt disa deputetëve të PS e PD 

Analistja Anduena Llabani tha në MCN Live se ka informacion që pas 13 marsit SPAK-u do të vendosë në përgjegjësi penale deputetë, si të PS-së edhe të PD-së. Llabani tha po ashtu se BKH ka shkuar deri në dyert e Presidencës. Llabani vë në dukje se kreu i SPAK Dumani dhe një grup prokurorësh e kanë ndarë mendjen që dosjet më të mëdha korruptive në vend të përmbyllen deri në muajin dhjetor. 

Arrestimi i Veliajt ishte fundi i flirtit me SPAK-un i kryeministrit. Ka disa teza. E para është që me sulmet ndaj SPAK-ut Rama do t’u japë kurajë të gjithëve, pasi jemi në prag fushate, dhe duket sikur kjo është një armë mbrojtëse për vartësit e tij. E shikoj edhe pak jo normal komunikimin e Ramës në media lidhur me SPAK-un. Herë na i sulmon, në sytë e europianëve shfaqet si garant i drejtësisë. Thotë që ka elementë spakistë që shpërdorojnë detyrën.

Çfarë ka nisur në SPAK, do të bitiset. Ky është mandati deri në fund të dhjetorit, ku Dumani dhe një grup prokurorësh që e kanë ndarë trurin që dosjet më të mëdha korruptive në këtë vend prej 30 vitesh do marrin fund. A ka pasoja për qeverinë Rama? Sigurisht që ka. Nëse Rama do nuhasë që BKH-istat do t’i shkojnë deri te zyra e tij...se deri në Presidencë kanë shkuar. Në bashki po, në Presidencë po, në Kryeministri deri diku po.

Dosjet do bitisen, dikush do mbajë përgjegjësi për ata. Ajo që po bën SPAK-u është të presë fijet e krimit dhe politikës. Nëse krimi ka shkuar larg, sepse krimi merret me njerëz që kanë gjëra të mëdha në dorë... Po flas për biznesmenë oligarkë, Vilma Nushi, Allajbeu, kush i prekte këta njerëz?! Fakti që thirren si persona që kanë dijeni, të jeni të sigurt që i kanë dosjet e hapura.

Brenda 13 marsit, unë kam informacion, duke qenë se përkon edhe me lirimin e mandateve të gjithë personave që kanë imunitet, flas edhe për ata që kanë statusin e deputetit, do të kemi lëshimin e SPAK-ut drejt tyre. Janë edhe të PS-së edhe të PD-së Shumë persona do marrin përgjegjësi penale”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy