Ekipi i ekspertëve të OBSH do të jetë në Kinë të enjten më 14 janar, në mënyrë që të zbulojë origjinën e Covid-19.
Lajmi është bërë i ditur nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit i Pekinit.
Kina dje regjistroi 103 raste të reja të Covid-19, duke shënuar rritje me tre shifra për herë të parë në më shumë se pesë muaj. Sipas të dhënave nga Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë, 85 infeksione transmetohen lokalisht, nga të cilat 82 në provincën Hebei, afër Pekinit, ku masat parandaluese janë forcuar.



