Vuçiç në Vatikan: Do t'i lutem Papës të mos e njohë Kosovën (VIDEO)

Vuçiç në Vatikan: Do t'i lutem Papës të mos e njohë Kosovën (VIDEO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka arritur në Romë, ndërsa ai po sot në Selinë e Shenjtë do ta takojë Papa Françeskun dhe Kardinalin Pietro Parolino. Mediat e Beogradit theksojnë se kjo është përpjekja e tij e fundit për të minuar pavarësinë e Kosovës.

Më herët presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, iu kishte thënë gazetarëve se po shkoj tek Papa në Vatikan të lus të mos e pranojnë Kosovën.

“Do të shkoj gjithashtu në Vatikan me Papën për t'i lutur që të mos e njohin Kosovën” u tha Vuçiç gazetarëve së fundmi në Beograd, raporton Telegrafi serb.

Jo shumë kohë më parë Serbia u kritikua për fushatën e saj të anulimit të pranimit të njohjeve të shtetësisë së Kosovës nga Ambasadorët e Quintit.

Këto përpjekje nuk janë ndalur, përfshirë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Interpol, por posaçërisht për tërheqjen e njohjeve të pavarësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy