“Omicron mund t'i shpëtojë mbrojtjes nga vaksina Pfizer”

“Omicron mund t'i shpëtojë mbrojtjes nga vaksina Pfizer”

Një studim i ri nga Discovery Health i Afrikës së Jugut sugjeron që vaksina kundër Covid-19 e Pfizer dhe BioNTech është vetëm 33% efektive kundër infeksioneve nga varianti omicron.

Megjithatë, Kompania raportoi se varianti duket se shkakton sëmundje më pak të rënda.

Bazuar në 211,000 raste pozitive me Covid-19, të dhënat treguan se rreziku i shtrimit në spital ishte 29% më i ulët se në valën e parë të Afrikës së Jugut në mesin e vitit 2020.

Injeksioni Pfizer/BioNTech ishte 70% efektiv në parandalimin e sëmundjeve të rënda që kërkojnë shtrimin në spital, për të cilën zyrtarët shëndetësorë thonë se është thelbësore.

Discovery Health shtoi se këto të dhëna janë ende paraprake. Lajmi vjen pasi Omicron tashmë është bërë lloji dominues në Afrikën e Jugut.

Vala e katërt e drejtuar nga Omicron ka një trajektore dukshëm më të pjerrët të infeksioneve të reja në krahasim me valët e mëparshme. Të dhënat kombëtare tregojnë një rritje eksponenciale si në infeksionet e reja ashtu edhe në normat e pozitivitetit të testeve gjatë tre javëve të para të kësaj vale, duke treguar një variant shumë të transmetueshëm me përhapje të shpejtë të infeksionit në komunitet", tha në një deklaratë CEO i Discovery Health, Ryan Noach.

Ndwrsa disa studiues të Universitetit të Hong Kongut rekomanduan që individët të marrin një dozë të tretë të vaksinave Pfizer/BioNTech dhe Sinovac “sa më shpejt të jetë e mundur”, në mënyrë që të mbrojnë veten kundër Omicron.

Dy vaksina kryesore kundër COVID-19 nuk prodhojnë “nivele të mjaftueshme” të antitrupave kundër variantit Omicron pas dy dozave, sipas studiuesve në Hong Kong, duke rritur frikën se varianti mund ti “shpëtojë” mbrojtjes së ofruar nga vaksinat aktuale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy