Rumani, protestë kundër prokurorëve (VIDEO)

Rumani, protestë kundër prokurorëve (VIDEO)

Mijëra qytetarë janë mbledhur në kryeqytetin rumun, Bukuresht, të shtunën për të protestuar kundër prokurorëve, të cilët hetojnë zyrtarët e qeverisë për dosje korrupsioni. Social-demokratët në qeveri mendojnë se hetuesit kanë shumë pushtet, duke pretenduar në anën tjetër se kanë përgjuar telefonatat në mënyrë të paligjshme dhe kanë vënë nën akuzë zyrtarë, pa prova të mjaftueshme.

"Unë kam ardhur këtu për të mbështetur një drejtësi korrekte, jo atë që po hap çështje penale false me dëshmitarë të rremë "- tha një protestues.

Zyra anti-korrupsion thotë se ka ndjekur penalisht mbi 700 zyrtarë gjatë vitit 2017, duke përfshirë edhe një senator, ndërsa kritikët e tubimit thanë se  e gjithë kjo synon të frikësojë gjyqtarët dhe presidentin rumun Klaus Iohannis, i cili përkrah fuqishëm luftën kundër korrupsionit.

"Është shumë e veçantë të kemi një protestë të bërë nga partitë që janë në pushtet, kundër asaj që ata e quajnë prapaskenë e errët shtetërore. Kjo zakonisht lidhet shumë me teoritë e konspiracionit", thotë profesori Andrei Ţăranu, mjek në shkencat politike.

Vitin e kaluar, Rumania u përballë me protestat më të mëdha që nga rënia e komunizmit, pasi qeveria u përpoq me anë të një ligji të veçantë të bënte amnisti për zyrtarët dhe politikanët e korruptuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy