Ministria e Shëndetësisë pranon situatën kritike, por nuk mendon se me numrin aktual të të infektuarve të ketë një rimbyllje.
Zv.ministri Albert Nikolla, në një intervistë për TvT, thotë se po kryhet rekrutimi për 1 mijë infermierë dhe mjekë për përballimin e situatës.
“Në këtë perspektivë, ne kemi ndërmarrë një hap shumë të rëndësishëm, që është hapi i rekrutimit të mbi 1 mijë infermierëve të rinj që do të rekrutohen, dhe për këtë ka filluar edhe procedura në Ministrinë e Administratës Publike, veç kësaj do të shikohet edhe një shpërndarje e burimeve njerëzore, sa i përket stafit mjekësor, në mënyrë që të kemi të mbuluar të katër spitalet, sepse ne si qeveri jemi gjendur në një gjendje shumë të vështirë sa u përket burimeve njerëzore të specializuara. Për faktin se qeveria e kaluar i ndërpreu komplet specializimet e mjekëve, u gjetëm në vitin 2013 me një problem të thellë përsa u përket burimeve njerëzore mjekësore të specializuara", shprehet ai.



