Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha sot pasdite se nuk do të udhëtojë të mërkurën në Kosovë, sepse nuk pranon, shantazhe nga Prishtina.
“Nuk vjen në shprehje ky lloj presioni dhe cirku që ka bërë Prishtina”, tha Vuçiç, transmeton agjencia serbe e lajmeve Tanjug.
Megjithatë, kjo deklaratë e Vuçiçit është pritur keq nga serbët.
Komentuesit serbë në b92 e kanë bërë ironizuar Vuçiç, duke e quajtur frikacak, shkruan lajmi.net.
Ata nga ana tjetër janë tallur edhe me deklaratat e Vuçiçit se “Kosova është Serbi”. “Dje deklarove se mund të shkosh kur të duash… Çfarë ndodhi sot. Asgjë e re nga ti”, është komenti i nënshkruar me emrin “Svasta”.
“Ju po thoni se si Kosova është e jona… ne nuk kemi më lidhje me Kosovë kur as kryeministri e as presidenti nuk mund të shkojnë pa leje”, komenton “Jox”.
“Le te vije Ceca, ti s’ke nevojë. Faleminderit”, thotë “Sima”.
“Do të thotë, ata të udhëzojnë që të shkoje, e tani nuk don për shkak të inatit? A beson kush në këtë demagogji”, shkruan “Dragan”.



