Inceneratorët/ Malltezi: Ka fatura fiktive e kompani guaskë të bashkëshortes së Blushit, Zotos dhe Mërtirit

Inceneratorët/ Malltezi: Ka fatura fiktive e kompani guaskë të bashkëshortes së Blushit, Zotos dhe Mërtirit

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi, denoncoi nga edicioni i lajmeve në MCN TV të tjera fakte sipas tij mbi aferën e inceneratorëve.

Ai foli për fatura fiktive të Mërtirit, Zotos dhe bashkëshortes së Ben Blushit, si dhe një kompani guaskë në Bullgari.

Sipas Malltezit bëhet fjalë për 1 milionë e 50 mijë euro nga një kompani guaskë.

Prokurorët i frikëson ky regjim korruptiv, që të vret natën dhe të qan ditën, kapja e sistemit të drejtësisë nga Sorosi. Lefter Koka është në burg prej 9 muajsh për fatura fiktive. Urdhëro ku ke fatura fiktive të Mërtirit, Zotos dhe familjarë të Blushit, mbi 1 milionë e 50 mijë euro. SPAK-u ka treguar që ka frikë të hetojë direkt çështjen ku është Rama, Veliaj, Ahmetaj, apo sekserët e tyre, Zoto, Mërtiri, apo bashkëshortja e Blushit. Tre sekserët e Ramës krijuan një guaskë fiktive në Bullgari vetëm për të zhdukur gjurmët. Nesër do ta denoncoj këtë rast, që SPAK ka mbyllur sytë edhe veshët. Faturat janë 1 milionë e 50 mijë euro nga një guaskë. Prokuroria i ka tagrat dhe mundësinë t’i gjejë të gjitha dokumentet. Ne i marrim nga burime dytësore, por i verifikojmë.

Malltezi thekson se afera e inceneratorëve nuk është e Lefter Kokën, duke shtuar se Edi Rama ka përgjegjësi penale.

Kjo s’është aferë e Lefter Kokës. S’kishte zgjuarsinë, forcën dhe paratë. Ndonëse Kokën e kanë detyruar të firmosë 3 kontrata, kishte zero lekë në buxhet të ministrisë. Tani Lefter Koka u pa që kishte krijuar kompani fiktive dhe kishte lëshuar fatura fiktive. Ka çudira në kontrata. Në kontratë thuhet s’mund të ndërpritet për asnjë arsye. Ligji për kontratat nuk parashikon që mund të ketë kontratë nga e cila s’mund të heqin dorë palët. Rama me paranë e plehrave është i lidhur si mishi me thojin. Janë 9 procedura që nuk mund të ndodhin brenda një dite. Kush do kishte tagrin, mundësinë, fuqinë, të injoronte shkresën zyrtare të Agjencisë së Prokurimeve Publike. Kjo e bën direkt me përgjegjësi penale Edi Ramën. Kemi Ramën dhe Engjëll Agaçin. Nuk ishin kompani me eksperiencë, por guaska. Sa i përket Veliajt, s’janë bërë tendera për dy të parat, Elbasanin dhe Fierin, për Tiranën është lënë vetëm 6 javë, ligji e ka dy muaj e ca. Dokumentet s’kishin asnjë kriter. Veliaj ka qoftë marrje të tagrit të Këshillit Bashkiak, shpërdorim detyre. Takson qytetarët ndërkohë që s’ke inceneratorë. I ka dhënë monopolin Zotos dhe Mërtirit për të gjitha mbetjet në Tiranë. Qoftë Veliaj, qoftë Rama kanë shpronësuar dhe u kanë grabitur me dhunë tokën dhe ia kanë dhënë një personazhi aty. Na takson 29 euro, ndërkohë inceneratorë s’kemi. Kemi edhe aferën e vjetshme që bëri aferën që kemi emergjencë për pastrimin e plehrave. Shpalli emergjencë Durrësin, Kavajën, Peqinin, që t’i çonin me detyrim te treshja e sekserëve të Ramës”.

Lidhur me protestën e thirrur nesër nga Ilir Meta, Malltezi thotë se ajo organizohet vetëm nga PL, por PD u bën thirrje qytetarëve të bashkohen. Ndër të tjera ai zbuloi se PD po planifikon protesta edhe para godinës së SPAK.

Protesta është thirrur nga Partia e Lirisë. PD po mendon forma të tjera protestash, qoftë para bashkisë, Kryeministrisë, apo SPAK-ut që s’po vepron. Ne i bëjmë thirrje çdo qytetari t’i bashkohet kësaj proteste, por s’është thirrur së bashku”.

Sa i përket aksionit të Ramës për konfiskim të ndërtimeve pa leje, Malltezi u shpreh se Prokuroria mjafton të zbatojë ligjin dhe të burgosë Salillarin.

Kemi denoncuar 8 pallate të paligjshme të Sadri Abazit. Z.Rama ka ligjn që mund t’i burgosë. Pse nuk guxon dhe të zbatojë ligjin, të burgosë Salillarin! Pse nuk e zbaton Prokuroria ligjin për Salillarin. Rama i thotë hajde blije me 350 euro. Kjo është aferë shumë e rëndë. Nëse banditët janë pranë Ramës, Prokuroria nuk guxon”.

I pyetur mbi kandidatët e PD në zgjedhjet e ardhshme lokale, Malltezi tha se emrat do të dalin nga primaret.

Profili dhe emrat e kandidatëve të opozitës do caktohen nga primaret. Kemi intelektualë tiranas me profil shumë të mirë. Por do të duhet t’u nënshtrohen votave të anëtarëve të PD. Ka kaluar koha kur emrin merrnim vesh në fund. Cilido emër që del nga primaret do ketë mbështetjen e plotë të demokratëve”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy