Zbulimi i varreve në Egjipt ‘hedhë dritë’ mbi sëmundjet e lashta

Zbulimi i varreve në Egjipt ‘hedhë dritë’ mbi sëmundjet e lashta

Një zbulim i ri i 33 varreve të lashta në qytetin jugor të Egjiptit, Asëan, mund të zbulojë "informacione të reja mbi sëmundjet" të përhapura në atë kohë, tha të hënën ministria e turizmit dhe antikiteteve.

Varret u gjetën nga një mision i përbashkët arkeologjik egjiptian-italian.

Drupal Ad

 

 

 

Ayman Ashmawy, i cili drejton Divizionin e Antikiteteve Egjiptiane të Këshillit të Lartë të Antikiteteve, tha se studimet e mumieve "tregojnë se 30 deri në 40 për qind e atyre që u varrosën vdiqën në rininë e tyre, si të porsalindur ose si adoleshentë".

Patrizia Piacentini, profesoreshë e Egjiptologjisë dhe Arkeologjisë në Universitetin e Milanos, drejtoi anën italiane të misionit.

Ajo tha se studimet paraprake mbi mbetjet treguan se "disa vuanin nga sëmundje infektive, ndërsa të tjerët kishin çrregullime të kockave".

Mbetjet e disa grave të rritura treguan shenja të traumës së kockave të legenit.

Mumiet e tjera treguan "anemi, kequshqyerje, sëmundje të gjoksit, tuberkuloz dhe shenja të osteoporozës", tha Piacentini në një deklaratë të ministrisë.

Që nga viti 2018, misioni ka gërmuar zonën përreth mauzoleumit Aga Khan ku është varrosur Sir Sulltan Mahomed Shah, në bregun perëndimor të lumit Nil, pikërisht përballë qendrës së qytetit Aswan.

Midis mbetjeve të gjetura ishin "një i rritur, ndoshta një grua dhe një fëmijë që mund të ketë vdekur në moshën një ose dy vjeç", tha Abdelmoneim Said, Drejtor i Përgjithshëm i Antikiteteve Asëan dhe Nubia.

Dy trupat ishin ende të lidhur me njëri-tjetrin brenda një arkivoli prej guri”, shtoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy