Pjesëmarrja e FA në operacionin KFOR në Kosovë shtyhet deri më 31 dhjetor 2024

Pjesëmarrja e FA në operacionin KFOR në Kosovë shtyhet deri më 31 dhjetor 2024

Këshilli i Ministrave vendosi sot miratimin e disa ndryshimeve në vendimin nr.910, datë 22.12.2014 “Për pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë në operacionin ushtarak ndërkombëtar KFOR, Kosovë”, të ndryshuar.

Qeveria vendosi ndryshimin e pikës 4. Kohëzgjatja e këtij misioni është deri më 31 dhjetor 2024. Periudha e qëndrimit në mision, për çdo përfaqësues, të jetë me sistem rotacioni çdo 6 (gjashtë) muaj dhe 1 (një) vit për postin ACOS SPT, periudha, të cilave u shtohen edhe ditët e qëndrimit për ndërrimin me kontingjentin e radhës (marrje dhe dorëzim detyre, vonesa të transportit strategjik).”.

Gjithashtu në vendim ndryshon edhe dieta për ditët e qëndrimit, pasi bëhet në masën 6 000 (gjashtë mijë) lekë në ditë, përveç pagës mujore”.

Këshilli i Ministrave, ngarkon Ministrinë e Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi, së bashku me efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy