
Në redaksinë e emisionit Xhadat janë ankuar disa qytetarë të qytetit të Durrësit. Të cilët ankohen për projektin TID të propozuar nga bashkia, për shpronësimin e 74 banesave në lagjen më të vjetër të qytetit, pranë kalasë dhe amfiteatrit. Ata shprehen se me këtë projekt ata dalin në rrugë pas shpronësimit nga ana e bashkisë, sepse edhe me shumën e parave që kërkon bashkia t’u ofrojë, sipas tyre është qesharake dhe nuk blen dot asnjë garzonjere.
Ata shprehen se bashkia po i shpronëson nga prona e tyre ku kanë jetuar me breza me radhë, për arsyen e ndërtimit të lulishteve, gjë e cila sipas banorëve, bashkia e quan interes publik. Një banor u shpreh se për shtëpinë e tij nuk e kishte me legalizim, që sipas tij ka pritur vite me radhë për ta marrë, tani me projektin TID ai thotë e toka i kalon shtetit dhe unë dalë në rrugë me nënën e tij, të cilën e ka 90-vjeçe, edhe pse nëna ka 60 vite në atë shtëpi dhe ai vetë 45 vite.
Një tjetër banor i cili jetonte jashtë shtetit dhe kishte banesën që do të shpronësohej nga bashkia u shpreh me ironi duke thënë që vetë Edi Rama na tha neve të diasporës ejani investoni në Shqipëri, tani unë vijë këtu dhe Edi Rama na merr shtëpinë që kam ndërtuar për vite me radhë me punë në emigracion.
Bashkia thotë se Projekti TID përfshin: Restaurim- 70 objekte, Prishje dhe rindërtim – 9 objekte, Shpronësim 74 objekte lek me 315,524,013.82 lek, por nuk jep detaje mbi objektivin e këtij projekti dhe motivin se çfarë e bën interes publik shpronësimin e këtyre banorëve nga lagjja më e vjetër e këtij qyteti.
Bashkia thotë se kanë bërë dy dëgjesa publike me banorët e Durrësit që shpronësohen: E para në datën 07.12.2021 në pallatin e Kulturës, me pjesëmarrjen e Kryetares së Bashkisë Durrës, Ministres së Kulturës dhe Inovacionit, përfaqësues të AADF, anëtarë të këshillit bashkiak, qytetarët dhe përfaqësues të bizneseve të zonës, si dhe një tjetër në datën 14.09.2022 pranë Muzeut Arkeologjik, por nuk sqaron se çfarë mendimi kishin këto banorë mbi vlerën e shpronësimit që ky projekt i tyre i financon shpronësimin dhe çfarë u diskutua midis tyre mbi këtë projekt.
Bashkia thotë se ky projekt përfshin dy komponentë kryesorë: Financimin e zbatimit të një pjese të Projektit të Ndërhyrjes në Infrastrukturë dhe krijimin e TID Durrësi sipas modelit të zonave për përmirësimin e biznesit (BID), në përputhje me Ligjin 63/2020 "Për përmirësimin e Zonave të Biznesit.
Sipas kësaj të fundit bashkia thotë se ky projekt ka si qëllim ndërhyrjen në infrastrukturë dhe përmirësimin e bizneseve, por nuk sqaron arsyen se cila është infrastruktura dhe përmirësimi i bizneseve kur 74 banesa do të shpronësohen nga vendi i tyre duke i sjellë një krizë të papërballueshme jetese.
Për përmirësimin e biznesit bashkia nuk sqaron se kush është përmirësimi i biznesit këtu në projekt, kur sipas banorëve shpronësimi nga banesat e tyre do të kthehet në lulishte.
AADF thotë se marrëveshja e tyre me Ministrinë e Kulturës dhe me bashkinë e Durrësit eshtë vetëm në rolin e donatorit dhe financuesit dhe sa i përket pyetjeve tona ato shmangen dhe të gjitha kompetencat e vendimmarrjes dhe proceset ligjore ia ngarkojnë institucioneve të shtetit shqiptar për projektin TID.
Hera e parë në Ministrinë e Kulturës, recepsionistja iu tha Xhadave se s’kishin ende zyra, laptopa, kompjutera. Se për shkak se Ministria e Kulturës ka qenë në qendër dhe ka ardhur këtu në kinostudio. Por ato i thanë: ju nuk jeni në punë tani, jo në punë jemi tha zonja. Punonjësit janë, por nuk kanë kompjutera mor bir, - tha ajo. Shikoje jemi rrëmujë, u shpreh ajo.
Hera e dytë në Ministrinë e Kulturës, punonjësja bisedon në telefon me zëdhënësin për mediat dhe i thotë që emaili juaj ka shkuar tek emaili që ka qenë, duhet ta dërgoni në emailin e ri sepse është ministri e re.
Në intervistë me Entela Koja, Arkitekte dhe Urbaniste ato shpjegojnë se gjatë kësaj periudhe, ne kemi parë që për projektin TID, ka pasur reagime publike dhe protesta të vazhdueshme të qytetarëve para institucioneve qeveritare. Entela Koja u shpreh sërish për ne se gjatë kësaj kohe kanë ndjekur çdo element në media dhe në protesta për ta ngritur si çështje.
Ajo gjatë intervistës tregon një element të veçantë ku nënkryetari i këshillit gjatë një seance në lidhje me projektin TID ka thënë se banorëve mund t'i ofrojmë banesa sociale ose kredi të buta pas zbatimit të projektit. Sipas arkitektes dhe urbanistes Entela Koja, ky është sugjerim qesharak sepse ata banorë janë aty në shtëpitë e tyre siç do vetë Zoti dhe ligji, dhe nuk kanë arsye pse t'i shpronësojnë dhe më pas t'i japin banesa sociale apo kredi të buta.
Ndërsa ministri Blendi Gonxhja thotë se nuk di të ketë ankesë për projektin dhe se, kush ka ankesë të shkojë në gjykatë.



