Takoi Osmanin dhe Kurtin, Lajçak: Ka mirëkuptim për 3 pikat e paraqitura nga BE-ja

Takoi Osmanin dhe Kurtin, Lajçak: Ka mirëkuptim për 3 pikat e paraqitura nga BE-ja

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë pas takimit me kryeministrin Albin Kurti se palët kanë rënë dakord që të vazhdojnë diskutimet për shtensionim të situatës në veri. Në deklaratën e tij për mediat Lajçak tha se ka mirëkuptim nga liderët e Kosovës që të ecet përpara në tri pikat e kërkuara nga BE-ja: shtensionim, zgjedhje të reja dhe kthim në normalizim. “Nuk është detyrë e lehtë, as situatë e lehtë. Kam pasur takime të rëndësishme me presidenten Osmani e kryeministrin Kurti. Diskutim të gjatë e sinqertë. Shumë të rëndësishëm. Duhet të zgjedh fjalët, ka mirëkuptim në nevojën për të ecur para në tri pikat që janë paraqitur nga BE-ja: shtensionim, zgjedhje të reja, dhe kthim në normalizim. Ende duhet të vazhdojmë diskutimet për hapat konkretë që duhet të merren. Ai [Kurti] ka prezantuar pikëpamjet e tij, unë të miat”. Ndërkohë në një deklaratë nga Kryeministria bëhet me dije se Kurti i ka shprehur Lajçak se masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës janë të padrejta dhe e bëjnë dialogun asimetrik, megjithatë ka theksuar përkushtimin dhe angazhimin e tij për shtensionim dhe normalizim të situatës në veri.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy