Berisha: Fjalimi i Ramës ishte shkruar në zyrat e Vuçiçit! Qëllimi ishte të portretizohej Kurti si djall me zile

Berisha: Fjalimi i Ramës ishte shkruar në zyrat e Vuçiçit! Qëllimi ishte të portretizohej Kurti si djall me zile

Në fjalën e mbajtur sot në Kuvend, kreu i Rithemelimit Sali Berisha tha se fjalimi i kryeministrit Edi Rama duket sikur ishte shkruar në zyrat e Vuçiçit, ku qëllimi ishte portretizimi i Albin Kurtit si djall me zile. 

Zonja drejtuese e seancës, që sot nderove në mënyrën më hipokrite deputetët martirë të opozitës së parë shqiptare, sepse ke përjashtuar 8 deputetë të opozitës në shkelje të çdo ligji, çdo rregulli, çdo norme nga parlamenti, me arbitraritetin e padronit tënd si skllave e tij. Por sot jam këtu për të denoncuar përsëri atë që popuplli e Kosovës e quan vëllau i Vuçiçit, analistë të mirënjohur perëndimorë e quajnë Pashiqi shqipfolës, kurse PD e ka shpallur prej vitesh argat i Vuçiçit dhe i Beogradit. E denoncoj sot sepse në një kohë kur u arrit një konsensus për t’i dhënë mbështetje të plotë rezolutës së Republikës së Kosovës, ai lexoi këtu një fjalim të shkruar fjalë për fjalë dhe rresht për rresht në Beograd.
Sot, kreu juaj kishte ndërruar fjalimshkruesin. Fjalimi që lexoi këtu para jush është fjalim i shkruar në zyrat e Aleksandër Vuçiçit. Ky fjalim kishte qëllim kryesor, në prag të samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, të portretizonte si djall me zile, kryeministrin e Kosovës. Kishte qëllim të mbronte padronin e tij, serbomadhin Aleksandër Vuçiç. Kishte për qëllim të bllokonte çdo lloj përpjekje që mund të bëhej për ndonjë hap pozitiv në drejtim të klimës midis Serbisë dhe Kosovës, klimë konflikti pas agresionit të grupeve terroriste, të dërguara nga Serbia, të armatosura në Serbi. Dhe të strehuara tani në Serbi. A e shihni pra, se si u përdor sot, kjo platformë?"

Sipas Berishës, Rama dhe Vuçiç kanë vetëm një qëllim, ndarjen e Kosovës sipas oreksit serb dhe projektit të serbomadhisë

Unë garantoj shqiptarët se Edi Rama vazhdon si argat i Vuçiçit, çdo ditë dhe çdo javë dhe muaj, përpjekjet për zbatimin e projektit të tyre të ndarjes së Kosovës.
Ata kanë një qëllim dhe vetëm një qëllim, ndarjen e Kosovës sipas oreksit serb. Sipas projektit të serbomadhisë. Ju këtu, çfarë t’u them unë ju këtu, ju jeni zero pas një numri.
Ne ramë dakord për një rezolutë, në të cilën mbështetet pikë  për pikë, nen për nen rezoluta e Kuvendit të Kosovës. Kurse kreu juaj, Pashiqi shqipfolës, vëllai i Vuçiçit, argati i Vuçiçit, këtu në një fjalim të stilit të Muamer Gadafit, një orë e gjysëm, bëri gjithçka për të vazhduar përçarjen midis Shqipërisë dhe Kosovës. Sulmoi egërsisht kryeministrin e Kosovës. Përsëri shpalli projektin e ndarjes së Kosovës, të vendosjes së veriut të Kosovës nën kontrollin e KFOR-it. Përsëri përsëriti tezat e Vuçiçit për tokën e askujt. Përsëri foli për dallime ideologjike. Po ku ke ideologji ti? Ideologjia jote është e një tradhtari, e një hajduti, e një banditi të lidhur me Belivukër dhe stër-belivukër. Dhe flet për ndarje të tilla ti këtu. Ideologjia jote është e tëra në kurriz të Kosovës dhe dëmtim të çështjes së saj.
Ka 10 vite që kur erdhi në pushtet, çfarë bëri? Një çështje të mbyllur në mënyrë përfundimtare, ndryshimin e kufijve, e hapi në takimin e parë me Vuçicin.
Nga ai takim gjer më sot janë bërë 13 takime, publike apo të fshehta, në të cilat ka pasur vetëm një çështje në axhendë: ndarja e Kosovës.
Edhe në takimin e fundit në Nju Jork, u informua për skenarin e Radioçiçit, të cilën Policia e Kosovës ua plasi në dorë".


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy