IKMT gjobit banorët e Astirit (VIDEO)

IKMT gjobit banorët e Astirit (VIDEO)

Nazif Lekli ka boshatisur shtëpinë e tij në Astir në pritje të kompesimit nga projekti i Unazës së re, por në vend të këtij njoftimi ai është përballur me një fletë gjobë nga IKMT-ja. Ai së bashku me të tjerë banorë të lotit të tretë në Unazën e Re, janë gjobitur me 5 milion lekë të vjetra me një vendim të prillit të vitit të kaluar, ndonëse kanë dokumentacion të rregullt.

Ka dalë gjoba më 29.6. 2020. Na ka ardhur gjobë për arsye të mungesës së dokumenteve të pronësisë. Unë i kam.

Nazif Lekli thotë se në pronën e tij nuk ka ardhur asnjë inspektor për të vërtetuar pronësinë, teksa nuk ka marrë asnjë sqarim në zyrat e shtetërore.

Shkuam kërkuam Granit Korbin. Na doli një tjetër dhe na tha jam Graniti. Bëri ca shënime, por kur shkuam të nesërmen tha nuk jam Graniti.

Ndryshe nga Nazif Lekli, Ilias Tatirajt i ka dalë emri për tërheqjen e gjobës nga ky njoftim që ka qarkulluar në lagjen e Astirit.

Personi që e ka gjetur, ka parë emrin e një prej banorëve këtu. Ka qarkulluar lista nëpër lagje, e kanë lënë si trakt poshtë derës.

Për avokatin Artan Manushaqe, që në ndërtim të tij, vendimi për gjobitjen e banorëve është i paligjshëm.

Është shkruajtur “për rehabilitim të rrugës” jo për ndërtim. Rehabilitimi është restaurim. Që kënu nis paligjshmëria.

Avokati shton se me banorët e Astirit nuk po ndiqet e njejta histori për kompesimin e pronave siç ka ndodhur më parë.

Shumica e banorëve e kanë pronën në proces legalizimi. Të kompesohen me çmim tregu siç ka ndodhur më parë.

Në nëntor të vitit të kaluar fadromat e IKMT nisën shëmbjen e disa prej objekteve në lotin e parë të këtij segmenti. Një pjesë e banorëve janë kompesuar, ndërsa shumë të tjerë janë ende në proces kompesimi dhe legalizimi të banesave.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy