Ndoka: Garë jo e barabartë, duhet votim i detyrueshëm. Basha peng i dosjes ruse, Berisha i vetmi që mund të çlirojë PD (VIDEO)

Ndoka: Garë jo e barabartë, duhet votim i detyrueshëm. Basha peng i dosjes ruse, Berisha i vetmi që mund të çlirojë PD (VIDEO)

Kryetari i PDK-së Nard Ndoka në MCN Live ka komentuar rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit për opozitën duke u shprehur se kjo erdhi pasi Rama është investuar me të gjitha format për të përçarë PD-në.

Ai tha se duhet të shohim dhe shkakun jo vetëm pasojat dhe se gara nuk ishte e barabartë, kishim manipulim dhe tjetërsim të procesit. Sipas tij, Berisha është i vetmi që mund ta ‘clirojë’ PD, ndërsa Basha është i vdekur politikisht, axhendën e të cilit e bën Edi Rama.

Së pari ne kemi kohë që themi se Rama është investuar që ta mbajë PD të përçarë dhe këtë e ka arritur. Ne kemi hyrë në zgjedhje pa opozitë fare, e pengoi në KQZ PD me vulë dhe pa vulë për tu regjistruar dhe ky është problemi më i madh. Pastaj jemi ndesh dhe me të papritura për faktin se ne dorëzuam një koalicion formal dhe kjo në kushte të emergjencës, krijuam një koalicion në kushte emergjence. U futëm në një garë të manipuluar, me vota të blera, me një kryeministër tallava. Ky kryeministër përdori çdolloj mekanizmi kundër opozitës për ta shantazhuar atë me të gjitha format dhe kulmi i bëri thirrje shqiptarëve të mos dalin të votojnë. Kur ti futesh dhe s’ke partinë më të madhe të regjistruar si një shpresë, alternativë s’ke çfarë pret.

Në vijim ai theksoi se votat u vodhën dhe se nuk ka logjikë të flasësh me shifra kur çdo gjë është e tjetërsuar.

Por marrim dy elementë, Rama është kundërshtari më i pistë që ka pasur politika shqiptare, dhe nuk është një kundërshtar i lehtë. Kemi një pisllëk që s’ka ndodhur në 32 vite dhe për të frenuar këtë element është shumë e vështirë, por një mënyrë është votimi i detyrueshëm, që edhe atë pjesë që blejnë tu zerohet. Këtu vetëm analizë votash nuk bëhet sepse i di Rama.

Ndoka tha se edhe me këtë opozitë dhe nëse do ishim të gjithë bashkë, Rama me këtë skemë që ka me listat para, me lek i fiton prapë dhe se PD ëhstë në kushtet e një fatkeqësie. Ai shtoi se Basha është peng i dosjes ruse dhe se ka ‘vdekur’ politikisht.

Ne bëjmë gabim që i përgjithësojmë të gjithë. Ne kemi pasur prezentë njerëz në parlament që vijnë si rezultat i blerjes së votës. Dy elementët kryesorë që janë përcaktues është votimi i detyrueshëm, është e domosdoshme një realitet që duhet ta bëjmë patjetër duke parë mënyrën se si i fitojnë këta zgjedhjet, dhe pjesa tjetër partia e drejtuar nga Berisha nuk duhet të humbë kohë, nuk është as Alibeaj, as Bardhi por Basha që komandon të gjitha këto lidhje dhe ai është peng i dosjes ruse. Basha mban vulën e PD në minoranacë, kjo tregon se është peng i realitetit. Kemi sot një Lul Bash që axehndën e tij e bën Edi Rama. Basha për mua është i vdekur politikisht. PD e Berishës nuk duhet të humbë kohë, duhet të formatohet vetë, të ketë një hapje të madhe në aspektin institucional. Berisha është tërhequr, por ai u rikthye se ka detyrim politik dhe moral,  i vetmi që e çliron atë parti.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy