Mirazur, restoranti më i mirë në botë

Mirazur, restoranti më i mirë në botë

"Mirazur" në Rivierën Franceze, i drejtuar nga kuzhinieri argjentinas Mauro Colagreco, është shpallur restoranti më i mirë në botë.

"Mirazur" u rendit i pari në lisën prestigjioze të 50 Restoranteve më të mira, përzgjedhur nga një juri prej 1000 ekspertësh që zgjedhin tavolinat më të mira nga e gjithë bota.

Në vendin e dytë është Noma e Kopenhagenit e Rene Rexhepit dhe në vendin e tretë Spanja me Asador Extebarri.

Mauro Colagreco ka pasuar shefin italian Massimo Bottura, i cili, me rregullore, nuk mund të jetë përsëri në garë dhe ka hyrë bashkë me fituesit e tjerë të edicioneve të kaluara në listën "Best of the best” (më të mirët e më të mirëve".

Performancë e shkëlqyer edhe për Riccardo Camanini, që u vlerësua me çmimin "Një për t’u parë" ose restoranti që duhet marrë në konsideratë.

Gruaja më e mirë kuzhiniere e vitit 2019 është Daniela Sotto Hines, me origjinë meksikane, një kuzhiniere që ka pushtuar Nju-Jorkun.

Pastiçerja më e mirë është një grua tjetër, Jessica Préalpato, franceze, që punon me Alain Ducasse. /ANSA/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy