Trump kërcënon të tërheqë SHBA nga Organizata Botërore e Tregtisë (VIDEO)

Trump kërcënon të tërheqë SHBA nga Organizata Botërore e Tregtisë (VIDEO)

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar se do të tërheqë SHBA nga Organizata Botërore e Tregtisë nëse ky organizëm nuk arrin të ndryshojë mënyrën se si e trajton Amerikën. “Nëse nuk rimodelohet, unë do të tërhiqem nga OBT-ja”, tha Trump në një intervistë për Bloomberg News.  

OBT u krijua për të siguruar rregulla për tregtinë globale dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis vendeve. Por Trump, i cili ka shtyrë politikat proteksioniste, thotë se SHBA është trajtuar padrejtësisht. Ai pretendoi pak kohë më parë në një intervistë në “Fox News” se OBT u krijua "për të përfituar të gjithë, por jo SHBA”, duke shtuar: “Ne humbim proceset, pothuajse të gjitha proceset në OBT”.

Megjithatë, disa analiza tregojnë se SHBA fiton rreth 90% kur është ankuesi dhe humbet pothuajse rreth të njëjtës përqindje kur është ajo që k ngritur paditë dhe është ankuar. Paralajmërimi i Trump për një tërheqje të mundshme të SHBA nga organizata nxjerr në pah konfliktin midis politikave tregtare proteksioniste të presidentit dhe sistemit të tregtisë së hapur që mbikëqyr OBT.

Ai tha të enjten se marrëveshja e vitit 1994 për të themeluar OBT, “ishte marrëveshja e vetme më e keqe tregtare ndonjëherë e bërë”, megjithëse pranoi se SHBA kishte fituar disa gjykime vitin e kaluar.  OBT u krijua për të siguruar rregulla për tregtinë globale dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis vendeve.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy